Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-drejtori i shëndetësisë në Fushë Kosovë mohon punësimin e familjarëve, kapet në rrenë pasi i dërgohen dëshmitë

06/12/2025 - 11:35
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-drejtori i shëndetësisë në Fushë Kosovë mohon punësimin e familjarëve, kapet në rrenë pasi i dërgohen dëshmitë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rajoni.org ka dërguar disa pyetje ndaj ish-Drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Fushë Kosovës, Hysen Sllamnikut, lidhur me pretendimet për punësimin e dy aksionarëve të afërm me të në komunën e Fushë Kosovës. Bëhet fjalë për Hasim Sllamnkun dhe Florim Sllamnikun, të cilët sipas burimeve rajoni.org dyshohet se janë punësuar gjatë kohës sa Sllamniku ushtronte funksion të lartë në këtë institucion.

Fillimisht, Rajoni ka dërguar këto pyetje ish drejtorit Sllamniku:
1. A janë punësuar në Komunë ortaket tuaj, Hasim Sllamniku dhe Florim Sllamniku?
2. Në cilat pozita janë punësuar?
3. A keni ushtruar ndikim në punësimin e tyre?
4. Çfarë lidhjeje familjare apo tjetër keni me ta?

Në përgjigjen e tij fillestare, Hysen Sllamniku ka mohuar që Hasimi dhe Florimi të jenë ortakë, duke sqaruar se ata janë vetëm aksionarë në “Ferma Fushë Kosova SH.P.K”:

“Hasim Sllamniku dhe Florim Sllamniku nuk janë ortak por aksionarë në Fermën ‘Fushë Kosova SH.P.K’. Nuk janë vetëm këta të dy me mbiemrin Sllamniku. Jemi familje me mbi 120 shtëpi që jetojmë në Henc, Vragoli, Miradi e Ultë, Fushë Kosovë, Prishtinë etj.”

Ai më tej ka mohuar kategorikisht që ata të jenë ndonjëherë të punësuar në komunë:

“Më vjen keq por Hasim Sllamniku dhe Florim Sllamniku nuk janë dhe s’kanë qenë kurrë të punësuar në Komunë.”

Sa i përket lidhjeve familjare, Sllamniku ka konfirmuar së i ka të afërm.

“Hasimin e kam djalë të vëllaut, ndërsa Florimin e kam kushëri të afërt (djalin e djalit të agjës).”

Mirëpo, pas dërgimit të dokumenteve të Rajoni.org, ku dëshmohet punësimi i Hasim dhe Florim Sllamnikut në Komunën e Fushë Kosovës, ish-drejtori nuk ka kthyer më përgjigje.

Ai nuk është deklaruar as pas insistimit të rajonit për të marrë një qëndrim të dytë.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Gjatë katër viteve të ardhshme do të investojmë 1 miliardë euro për FSK-në!

Kurti: Gjatë katër viteve të ardhshme do të investojmë 1 miliardë euro për FSK-në!
03/07/2026 - 12:36

Gjatë ditës së sotme ka diplomuar gjenerata e 2026-ës e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se sot është një ditë...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash
03/07/2026 - 12:17

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj disa të dyshuarëve për kontrabandë me naftë, të cilët u arrestuan gjatë aksionit...

Më shumëDetails

Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë në mbështetje të qumështores Vita

Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë në mbështetje të qumështores Vita
03/07/2026 - 12:03

Fermerët e Istogut kanë paralajmëruar që sot do të nisen me traktorë drejt Prishtinës, për të mbajtur protestë para Ministrisë së Bujqësis. Kjo protestë pritet të fillojë në...

Më shumëDetails

Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë
03/07/2026 - 11:21

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj disa të dyshuarëve për kontrabandë me naftë, të cilët u arrestuan gjatë aksionit...

Më shumëDetails

Haxhiu dhe Bashkim Jashari presin Albin Kurtin në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së

Haxhiu dhe Bashkim Jashari presin Albin Kurtin në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së
03/07/2026 - 10:52

Presidentja në detyrë Albulena Haxhiu dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën kryeministrin Albin Kurti para fillimit të ceremonisë së diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë

Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë
03/07/2026 - 10:15

Nëntë të arrestuarit për shpëlarje parash dhe kontrabandë të naftës janë paraqitur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Përleshja në Podujevë, dalin detaje të reja: Konflikti dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë