Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-gruaja police që njoftoi vdekjen e dyshimtë të ish-burrit në Pejë, ishte dhunuar fizikisht nga i dashuri që është rreshter policie

04/12/2022 - 14:43
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-gruaja police që njoftoi vdekjen e dyshimtë të ish-burrit në Pejë, ishte dhunuar fizikisht nga i dashuri që është rreshter policie
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrëmë në qytetin e Pejës është gjendur pa shenja jete 47-vjeçari, Blerim Bajraktari. Ai është gjetur i vdekur në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi”. Rastin në polici e kishte lajmëruar ish-bashkëshortja e tij, Filloreta Kastrati. Policia i ka thënë Insajderit se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Filloreta Kastrati pjesëtare e Policisë së Kosovës, është ish-bashkëshortja e Blerim Bajraktarit i cili ndërroi jetë mbrëmë. Rastin për vdekjen e ish-burrit e kishte lajmëruar vetë Kastrati.

Emri i Filloreta Kastratit është i njohur qysh më herët. Në gusht të këtij viti, ajo ka folur për një rast dhune. Rreshteri i policisë në Pejë, Senad Hamziç me të cilin ajo ishte në një lidhje dashurie, kishte ushtruar dhunë ndaj saj, shkruan Insajderi.

Ky rast kishte ndodhur në mëngjesin e hershëm të 14 majit. Ndërsa tre muaj më vonë Hamziç u përballë me një aktakuzë nga Prokuroria, me veprën penale të inicuar ndaj tij për “lëndim të rëndë trupor”.

Në një rrëfim, Filloreta Kastrati kishte treguar ngjarjen e cila tronditi oponionin disa muaj më parë. Zyrtarja policore theksoi se Hamziç ka “lidhje të forta” në organet e rendit dhe ligjit, derisa dyshon se rreshteri nuk do të vuajë “dënimin e merituar” për dhunën e ushtruar ndaj saj. Kastrati thotë se rreshteri Hamziç e kishte goditur atë me shqelma në fytyrë.

Sipas saj, motivi i ngjarjes ishte xhelozia. Po ashtu, ajo përmendi dyshimet që Hamziç kishte ngritur ndaj saj për një lidhje me një person tjetër.

Rrëfimi i Filloreta Kastratit i publikuar më 26 gusht 2022

“Ka qenë ora një i natës dhe ma ka kërku telefonin dhe të njëra kartelë e kisha numrin e një mjeshtri që më ka ndihmuar shumë; që ma ka lye shtëpinë. Ai ma murrë telefonin dhe e thirri atë personin dhe me ka shti mu me folë, dhe me ka thënë që ti më ke tradhtuar me të. Numrin tem ai personi e njeh, por ai e ka thirr me kartelën e parë dhe nuk i ka dalë numri jem. Në ato momente ka filluar me më godit dhe ia kam kërkuar telefonin…. Më ka shti me zor në makinë dhe më ka dërgu kah rruga e Fidanishtës [në Pejë]. Gjatë rrugës nonstop ja kam frenuar makinën me frenin e dorës, dhe aty një herë më goditi me kokë”.

“Dhuna ka filluar në veturën e rreshterit Senad Hamziç, në rrugën “Papa Klementi”, në Pejë”.

“Nonstop me ka sjellë me shqelma në fytyrë, dhe më ka ngreh zhag dhe armën nuk e kam pasur me vete dhe për fat të mirë që nuk e kam marr se në çfarë gjendje kam qenë kish muajt me ardhë deri te ma e keqja”.

“Më ka dërgu të pompa, dhe kam hyrë në banjon e femrave dhe e kam heq maicën e gjakosur. Më ka mbajtë deri në ora 04:22, dhe si jam ndarë prej tij kam shkuar në drejtim të Spitalit”.

Mes tjerash ajo ka treguar, se i posedon të gjitha faktet dhe mesazhet pas dhunës së ushtruar nga rreshteri Hamziç.

Filloreta Kastrati, nënë e tre fëmijëve, ka rrëfyer se edhe pas ushtrimit nga Hamziçi, ai ka tentuar të bijë në kontakt me të por që kësaj here përmes një shokut të tij.

Megjithatë, Kastrati ka treguar se tashmë ka vetëm një masë që është ende në fuqi ndaj rreshteri Hamziç.

Ajo ka treguar se deri në fund të shtatorit, është vendosur në fuqi një masë e sigurisë për mosafrimin e Hamziqit në një distancë prej 20 metrave afër saj.

E krejt frika qëndron te Kastrati, pasi që thotë se ka dëgjuar zëra se Hamziç do të rikthehet në punë, derisa kjo po i duket e padrejtë.

Kastrati, tutje ka pohuar se CD-në ku shihet Hamziç duke ushtruar dhunë brutale, ndodhet në prokurori, derisa ka thënë se nuk janë marr masat e menjëhershme.

Ndryshe, më 16 maj ishin publikuar pamjet e sulmit fizik të rreshterit policor, Senad Hamziç ndaj Filloreta Kastrati.

Pamjet e shfaqën Hamziçin brenda një veture teksa sulmon fizikisht zyrtaren e Policisë së Kosovës. Me rastin e publikimit të videos ishte arrestuar rreshteri Hamziç, ku të njëjtit i ishtë caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Gjykata kishte vendosur masë sigurie ndaj Hamziçit. /Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë