
Ish-këshilltarja për media e Arben Vitisë në kohën kur ky ishte ministër i Shëndetësisë, Orgesa Arifi, ka reaguar pasi u publikua lista me emrat e deputetëve, të cilët përfituan nga buxheti i shtetit për derivate për të ardhur në seancat e Kuvendit, derisa një numër i madh i deputetëve ishin edhe nga partia në pushtet.
Arifi është shprehur e zhgënjyer dhe ka thënë që është demoralizim të shohësh emra të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në atë listë.
Madje ajo edhe i ka kërkuar falje, Astrit Deharit.
“Zhgënjyse e demoralizim me pa emra të LVV në atë listë.
Astrit, na fal!”, shkruan ajo.
Kujtojme se dje pati reagime të shumta pas publikimit të këtyre emrave dhe shumave të parave që deputetët kishin marrë për derivate madje pati edhe raste të tilla ku deputetët që kishin marrë paratë nga buxheti i shtetit për derivate, nuk kanë as vetura












