
Gazetari Bashmir Xhemaj, i ka vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xhemaj tha se ata e kanë uruar popullin e Kosovës në 23 vjetorin e çlirimit.
Ai ka ndarë disa momente interesante nga vizita e tij.
Ish-zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës theksoi se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka nisur bisedën e tij me “edhe” ashtu siç paraqitej shpesh para publikut sidomos gjatë fushatave.
Bashmir Xhemaj tha se shokët e tij dukeshin në humor shumë të mirë.
“Çlirimtarët na urojnë për Ditën e Çlirimit. Të fala Kosovës – njëzëri duke na rrahur krahët”-tha Xhemaj.










