Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryeinspektori Topalli tregon si ka qenë dhoma e burgut ku ishte Astrit Dehari

14/03/2023 - 19:35
në Lajme
A A
Ish-kryeinspektori Topalli tregon si ka qenë dhoma e burgut ku ishte Astrit Dehari
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, ka rrëfyer, për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Dehari.

Topalli ka treguar se në dhomën e burgut ku po qëndronte tashmë i ndjeri Astrit Dehari, janë gjetur zhiletë për rrojë, të cilët janë të ndaluar sipas tij të jenë brenda dhomave të burgut.

Tutje ai ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opinioni duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardh kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikush brenda”, ka thënë ai, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ish-kryeinspektori, ka bërë të ditur se pas vdekjes së Deharit, janë gjetur shumë shkelje procedurale nga zyrtarët korrektues, por që sipas tij nuk kanë gjetur ndonjë element që të njëjtit kanë nxitur të ndjerin ta vrasë veten.“Ka pasur një sërë shkeljesh procedurale të imëta, për të cilët kemi gjetur fajtorë zyrtarët korrektues. Nuk kemi gjet në asnjë element, diçka që e ka nxitë të ndjerin për të ndërmarrë ndonjë veprim, ndonjë ngacmim prej stafit, ose presion prej stafit”, ka thënë ai.

Topalli ka dhënë detaje edhe për deklaratën e një të burgosuri tjetër, i cili e kishte dhomën e burgut ngjitur me atë të Astrit Deharit.Ky dëshmitar sipas Topallit, ka treguar se ka dëgjuar disa zhurma të cilat ngjasonin me “rrëzime” në dhomën e Deharit rreth tre minuta.

“Nuk ka pasur asnjë lëvizje, është shkelje sepse oficeri është dashtë të lëvizë, aty nuk ka qenë jo vetëm Astriti, në dhomën dy ka qenë në dhomën pranë një i burgosur tjetër që nuk ka dalë për shëtitje. Unë e kam deklaratën e tij, të shkruar, i kam të gjitha dëshmitarëve që kanë qenë në dhomë, të cilët e përshkruajnë rastin prej momentin që kanë ardhë dhe e kanë gjetur në dhomë. I burgosuri pranë që ka qenë, e përshkruan rastin se kam dëgjuar disa rrapëllime që kanë ngjasuar sikurse në rrëzime e kërcime dhe ka zgjatur 3 minuta dhe ka qenë heshtje totale, zhurma është dëgju përsëri kur kanë ardh të burgosurit dhe e kanë hapur derën dhe e kanë parë gjendjen e Astritit ashtu”, ka thënë ai.

Një nga arsyet e shkarkimit të tij ministrja Albulena Haxhiu, i përmend edhe dy raportet nga ish-kryeinspektori, Ylber Topalli, të cilat sipas saj dallojnë mes vete.
Në lidhje me këtë çështje, Topalli ka thënë se një nga raportet nuk ka qenë zyrtar. Sipas tij raporti i datës 16 nëntor, ka pasur karakter informues dhe nuk ka qenë zyrtar. Kurse raporti final ka qenë i datës 21 nëntor, ku është përfshirë edhe deklarata e dëshmitarit i cili e kishte dhomën ngjitur me atë të Astrit Deharit.

“Bëhet fjalë për një raport të datës 16, nëntor, është raport preliminar njoftues, nuk është i vetëm datës 16 por ka edhe të tjera raporte, ka edhe me telefon që i kam njoftuar kabinetin e ministres, qoftë dhe me gojë. Inspektimi ka zgjatë mbi 15 ditë, për çdo ditë kam gjet elemente të reje. Ajo është një pjesë e raportit e pa protokoluar, nuk është raport zyrtar, është informativ, i nënshkruar prej meje për të treguar autencitetin. Kur kanë përfundu të gjitha elementet tjera, e kam bërë raportin përfundimtar, me numrin të protokollit, e kam protokollu, dhe është raporti i datës 21 nëntor. Raporti i datës 16 dhe 21 dallojnë vetëm për shkak të terminologjisë. Nuk ishte raport final ai, nuk ishte zyrtar ishte informativ”, ka thënë ai.
Sipas tij, deklarata e atij dëshmitari kishte rëndësi të madhe për rastin e Astrit Deharit.Topalli ka folur edhe për akuzat e ministres Haxhiu, e cila kishte thënë se ai i kishte marrë pamjet e kamerave të sigurisë së burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës.
Ai e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se Haxhiu dhe të tjerët nuk e dinë se në cilën datë i ka marrë policia.

“Ata kanë konstatuar se gjoja unë si kryeinspektor kam marrë kamerat para Policisë… kjo nuk është e vërtetë. Në raport, Komisioni i Inspektorëve përcakton se kamerat janë marrë me datën 5, 6, 7. Aq më tepër nuk e dinë kur i ka marrë policia”, ka thënë tutje ai. /Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë