Ramush Haradinaj ka kujtuar sit betejën e Brigadës 137″Gjakova”, si dhe heroin, Bahri Fazliu në 25 vjetorin e rënies.
Ai ka thënë se armiku për hakmarrje ndaj jetëve të humbura në frontin e luftës, nuk ka kursyer as civilët.
Postimi i plotë:
Beteja urbane e Brigadës 137 “Gjakova” është unike në historinë çlirimtare të Kosovës. Bijtë e bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për liri, e deri tek formimi i Brigadës dhe dita e fitores. Armiku për hakmarrje ndaj humbjeve në frontin e luftës, nuk kurseu civilët e pafajshëm te Ura e Taliqit. 13 shqiptarë të pafajshëm po të njëjtën ditë u ekzekutuan edhe në Ozdrim të Pejës, fshat që u mobilizua që nga fillet e luftës për liri.
Po ashtu, në muajt e përvjetorëve të heronjve dhe të dëshmorëve, sot kujtojmë njërin prej figurave të rendësishme të luftës për lirinë e Kosovës, Bahri Fazliun. Vendosmëria dhe trimëria, si dhe sakrifica e skajshme e Bahri Fazliut, më parë edhe e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë, i ngritë ata në piedestalin e dëshmorëve të Kosovës.
Përgjithmonë krenar me heronjtë e ushtrisë çlirimtare! Përgjithmonë krenar me rrugëtimin tonë për liri!
(Foto nga arkivi)
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











