Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-kryenegociatorja Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun e vdekur, Kurti e dështoi Kosovën duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke

19/03/2024 - 09:33
në Lajme
A A
Ish-kryenegociatorja Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun e vdekur, Kurti e dështoi Kosovën duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim, thuhet se do të flitet për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet pagesave.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se në agjendën e takimit që pritet të mbahet sot është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që ai e ka quajtur çështje urgjente.

Tahiri: Dinari nuk duhet të jetë temë e takimit të sotëm në Bruksel, është problem i brendshëm i Kosovës

Në lidhje me takimin që pritet të mbahet sot në Bruksel ka folur për Front Online, ish-kryenegociatorja dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Sipas Tahirit, çështja e dinarit nuk duhet të jetë temë e dialogut.

Ajo tha se kjo çështje është problem i brendshëm i Kosovës.

“Nuk do të duhej te jetë temë e dialogut çështja e dinarit sepse është çështje e brendshme e Kosovës, është një problem i brendshëm, sepse Kosova e ka të përcaktuar me Kushtetutë se shteti ynë ka vetëm një valutë dhe ajo është euro”, tha Tahiri.

Tahiri thotë se Qeveria shkeli kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës me pranimin që të shkoj në dialog me Serbinë për dinarin.

Dialogimi ka mund të bëhet me qytetarët serb të Kosovës, tha Tahiri.

“Me faktin se Qeveria e Kosovës pranoi te shkoj në dialog me Serbinë për dinarin, Qeveria bëri shkeljen e Kushtetutës dhe sovranitetin e Kosovës sepse me shtetin tjetër, aq ma tepër shtetin armik që ende nuk e ka njohur Kosovën po diskuton një temë te brendshme. Qeveria ka mund të dialogoi me qytetarët serb të Kosovës, të pjesës veriore të vendit tonë, sepse janë ata që përdorin dinarin”, theksoi Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi ka përmendur një çështje kur qeveritë e kaluara kanë refuzuar temat e brendshme të diskutohen në dialog me Serbinë.

Njëjtë është dashur të veprojë dhe Qeveria aktuale, sipas Tahirit.

“Unë si Kryenegociatore dhe qeveritë e kaluara kam refuzuar kategorikisht që temat e brendshme të diskutohen ne dialogun e Brukselit me Serbinë. Kur Serbia ndërtoi një mur ilegal ne veri, ne nuk pranuam ta diskutojmë në Bruksel, dhe ia arritëm, u rrënua muri ilegal, ndërsa qeveria dialogoi me serbet e veriut.

Ishte ish-kryeministri Mustafa i cili zhvilloi këtë dialog në zyrën e tij me serbët lokalë me ndërmjetësimin e ambasadës amerikane dhe si rezultat u arrit marrëveshja. Të njëjtën ka mundur te bëj kjo qeveri”, u shpreh Tahiri për Front Online.

Tahiri: Qeveria Kurti dështuan, e faktorizuan dinarin dhe e çuan deri në Këshill të Sigurimit

Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri duke folur për Front Online tha se Qeveria aktuale e faktorizuan çështjen e dinarit.

Ajo tha se u faktorizuan pakica serbe me këtë çështje, pasi çdo diplomatë po fletë për ta.

Sipas Tahirit, Qeveria ‘Kurti’ nuk ka dijeni ta mbrojë sovranitetin e vendit.

“Dështuan, e faktorizuan dinarin e çuan deri në Këshill të Sigurimit, madje faktorizuan pakicën serbe sa që sot çdo diplomatë fletë për ta. Qeveria dhe Kurti nuk kanë as dijeni as vendosmëri shtetërore për ta mbrojtur sovranitetin e Kosovës”, tha ajo

Mjafton një presion ndërkombëtar që Kurti të lëshojë pe, thotë Tahiri.

Tahiri tha se poshtërim historik i Kosovës është mos ndëshkimi i Serbisë e Kosovës po.

“Mjafton një presion ndërkombëtar Kurti lëshon pe, bënë kompromise në kurriz të shtetit të Kosovës. Dy tri herë u thonë jo ndërkombëtarëve dhe ngrisin flamurin e bardhë, pra dorëzohen në mënyrën nënshtruese. Vetëm ta përmendi faktin se u sulmuam nga Serbia në Banjskë, Serbia e pa ndëshkuar, ndërsa Kosove e ndëshkuar, ky është një poshtërim historik i Kosovës”, thotë Tahiri për Front Online.

Tahiri për çështjen e dinarit: Është dashur të zgjidhet përmes dialogut me qytetarët serb në Kosovë

Çështja e dinarit është dashur të zgjidhet përmes dialogut me qytetarët serb në Kosovë.

Kështu po e vlerëson zgjedhjen e kësaj situate, ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri.

Tahiri për Front Online tha se shterja e zbatimit të vendimit është mbrojtje e Kushtetutës.

“Shtyrja e zbatimit të vendimit nuk është shkelje e Kushtetutës por është mbrojtje e Kushtetutës, sepse mbrohet vendimi i Bankës Qendrore, që ishte vendim legal në pajtim me Kushtetutën. Ma mirë Kurti ta kishte pranuar këtë propozim të ndërkombëtareve, se të diskutohet në dialog një çështje e brendshme e Kosovës. Kosova është dashur ta zgjidh këtë çështje përmes dialogut me qytetarët serb të shtetit tonë, duke mësuar nga përvojat tona”, tha ajo.

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e dialogut mes dy palëve.

Ajo në një intervistë për Front Online tha se Bashkimi Evropian duhet ta shpallë të vdekur dialogun.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti e ka dështuar Kosovë duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

“Dialogu i Brukselit është i dështuar, i vdekur tashmë. Vet fakti se nuk ka zbatim të marrëveshjes zbatuese të Ohrit edhe pas një viti, duhet të shpallet zyrtarisht nga BE-ja se dialogu ka vdekur.

Po ashtu Kurti e dështoi Kosovën në këtë dialog, sepse nuk arriti marrëveshje me njohje reciproke mes dy shteteve, përkundër faktit se kishte përkrahje të fuqishme amerikane për njohje reciproke, te shprehur në letrën e Presidentit Biden”, theksoi Tahiri.

BE-ja duhet të kërkojë që Amerika të ndërmjetësoj dialogun e Brukselit, thotë Tahiri.

“Në këtë kuadër duhet të kemi parasysh se BE-ja ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme, që do të sjellë ndryshimin e aktorëve, do jenë të emëruar tjerë në funksionet e BE-së. Prandaj duhet të ndodh një prerje e kësaj faze që po shkon, ndërsa BE-ja duhet hapur ta pranoj se ka dështuar dhe të kërkoj që Amerika ta ndërmjetësoj dialogun e Brukselit”, u shpreh ajo.

Edita Tahiri: Kurti i mashtroi votuesit, ua mori votat në fund i tradhtoi

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka folur edhe për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta zbatuar vendimin e Kushtetueses për dhënien e tokës Manastirit të Deçanit.

Ajo për Front Online tha se Kurti pa u skuqur fare i pranon ato që i ka kundërshtuar.

Tahiri thotë se kryeministri aktual i mashtroi votuesit e vetë dhe në fund i tradhtoi.

“Sikur në çdo vendim që Kurti e ka kundërshtuar, sikur edhe për Asociacionin, Kurti i pranon pa u skuqur fare. I mashtroi votuesit, ua mori votat në fund i tradhtoi”, shprehët Tahiri për Front Online.

Ish-kryenegociatorja nuk pret asnjë lëvizje konkrete në dialog.

Ajo thotë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në veri, do mund të presim heqjen e sanksioneve.

“Ky është viti i zgjedhjeve në BE prandaj nuk do të këtë as zbatim as ndonjë lëvizje konkrete në dialog. Nëse zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të vendit tonë do të realizohen me koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në atëherë mund të presim uljen e tensioneve dhe heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, që do ishte mirë për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj”, ka përfunduar Tahiri.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi një rregullore e BQK-së, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

SHBA dhe BE kanë kritikuar këtë vendim.

Për çështjen e dinarit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar në Bruksel në fund të shkurtit. Në atë takim, Kosova u përfaqësua nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ku nuk pati ndonjë rezultat.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë