Si kundërkandidat që nuk siguroi votat për kryetar dege, theksoi se rezultati u përmbys në një kafiteri të Prishtinës.
Adnan Lahu i kishte hyrë garës për kryetar të degës së LDK-së në Vushtrri, si kundërkandidat i Xhafer Tahirit, por rezultati që nuk e nxori fitues, kishte bërë që ta kontestonte procesin zgjedhor ku ish kryetari i komunës fitoi garën për kryetar të degës së kësaj partie.
Lahu kishte thënë se rezultati ishte përmbysur një natë para kuvendit në një kafiteri në Prishtinë.
Madje ai kishte thënë se ishte bërë marrëveshje edhe me njerëz që vet i patën përjashtuar nga partia, duke theksuar se kryesia e re do ta vërtetoj këtë.
Por duket se Lahu është bërë pishman, pasi ai është rikthyer në “gjirin” e Xhafer Tahirit, ku shihet në një fotografi me disa nga anëtarët e kryesisë së re të LDK-së në Vushtrri, në shoqërinë e nënkryetarit të parë Shkëlzen Xhaferit.
Duke se Lahu ka harruar gjithçka që kishte qëndisur për ekipin e Xhafer Tahirit, dhe ka vendosur t’i bashkohet sërish ish shefit të tij në komunën e Vushtrrisë.












