Ish-ministri i Financave, Lulzim Rafuna është zgjedhur kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, e cila sot i mbajti zgjedhjet.
Kandidat në këtë garë ishin Erëza Vala dhe Ruzhdi Kurtishaj.
Kryetari i ri i OEK-ut, Lulzim Rafuna, është ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ish-zëvendësministër dhe pastaj ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Odën Ekonomike të Kosovës, në katër vitet e fundit e ka drejtuar Berat Rukiqi.












