Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-presidentja e Zvicrës: Ishim të parët që e morëm në konsideratë pavarësinë e Kosovës, situata ishte e ndërlikuar

13/12/2023 - 10:38
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-presidentja e Zvicrës: Ishim të parët që e morëm në konsideratë pavarësinë e Kosovës, situata ishte e ndërlikuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka nevojë për njohje, thotë ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey e cila u kthye ta kujtojë njohjen e Kosovës nga shteti i saj.

Ajo kujtoi se qeveria zvicerane kishte shprehur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës që në vitin 2005.

“Po, ne filluam shumë herët – disa vite pas luftës – ta trajtojmë çështjen e statusit të Kosovës. Zvicra ishte vendi i parë që mori në konsideratë pavarësinë”, tha Calmy-Rey në një intervistë për SWI.

“Situata dukej e ndërlikuar. Qëndrimi ndërkombëtar ishte se Kosova duhet së pari t’i përmbushë standardet ndërkombëtare sa i përket të drejtave të njeriut dhe qeverisjes Nga ana kosovare kjo dukej e vështirë; në atë kohë nuk kishte as qeveri e as shtet”, kujton ajo.

Ish-presidentja helvetike thotë se në emër të Zvicrës, kishin përkrahur një qasje të re. “Së pari qartësimi i statusit të vendit dhe, kur një qeveri kosovare fillon të punojë, mund të gjykohej në bazë të përgjegjësisë së saj për të drejtat e njeriut”.

“Deklarata e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së shkoi në këtë drejtim. Pikërisht atëherë filluan diskutimet për pavarësinë e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Prandaj, Zvicra luajti një rol të rëndësishëm. Konfederata gjithashtu kishte interes për pavarësinë e Kosovës”, tha ajo.

“Pse”, u pyet Calmy-Rey.

“Për shkak të komunitetit të madh kosovar të pranishëm në vend. Pas Gjermanisë, Zvicra pret pjesën më të madhe të diasporës kosovare. Në raport me popullsinë, ky është një komunitet shumë më i madh në Zvicër sesa në Gjermani. Ishte në interesin tonë që tensionet në Ballkanin Perëndimor të zbuten”, tha ajo.

E pyetur nëse u befasua nga shpallja e pavarësisë në dimrin e vitit 2008, ajo kujtoi një ngjarje nga 17 shkurti.

“Më 17 shkurt isha e ftuar në misionin katolik shqiptar në Wil. Unë duhej të flisja në ceremoni. Në stacion prifti më takoi me lot. ‘Zonjë, është një mrekulli që na lejuan të jetojmë”, më tha ai. Pavarësia e Kosovës sapo ishte shpallur. Ai u pushtua nga emocionet dhe masa doli të ishte shumë prekëse. Të gjithë kosovarët e Wilit ishin të pranishëm dhe shumë të lumtur”, tha Calmy-Rey.

“Më pas, ishte e vështirë t’ia shpjegoja Këshillit Federal se nuk e kisha organizuar vizitën time në misionin shqiptar që të përkonte me shpalljen e pavarësisë. Por si mund ta kisha parashikuar këtë moment historik?”, tha ajo,

Mes shpalljes së pavarësisë dhe njohjes nga Zvicra kishte 10 ditë, në të cilat ajo kujton diskutimet e brendshme në shtetin helvetik.

“Na duhej marrëveshja e Komitetit të Politikës së Jashtme dhe, natyrisht, e Këshillit Federal. Përfundimisht, ne e njohëm pavarësinë e Kosovës pothuajse në të njëjtën kohë me Bashkimin Europian. Meqenëse jo të gjitha vendet e OKB-së ishin të gatshme ta bënin këtë, Kosova u detyrua ta bënte një deklaratë të njëanshme të pavarësisë”, tha ajo.

“Shumë mendojnë ndryshe, por Zvicra nuk ishte vendi i parë që njohu pavarësinë. Nuk është e vërtetë. Ne ishim të parët që donim ta diskutonim. Më pas, me diplomacinë zvicerane, ne ndihmuam për ta bërë të mundur. Ka një lidhje shumë të fortë mes Kosovës dhe Zvicrës. Ka nga ata që flasin për vendin si kantonin e 27-të të Zvicrës”, shtoi Calmy-Rey.

E pyetur nëse Zvicra ka marrëdhënie të njëjtë me Kosovën dhe kosovarët, ajo tha se “nuk mund të flasë për qeverinë aktuale zvicerane”.

“Në Kosovë, sidomos në verë, kudo shihni targa zvicerane – dhe diaspora kosovare bën shumë për vendin. Por nuk mund të flas për qeverinë aktuale zvicerane. E di që jemi të pranishëm në Kosovë për të ofruar ndihmë, por nuk e di përmasat dhe zonat”.

“Megjithatë, besoj se Kosova është në rrugën e duhur”, tha ajo.

Para një viti, ish-presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey u nderua në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ia kishte dorëzuar asaj medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë