Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar sot kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Jahjaga ka njoftuar se me Pecin kanë biseduar për zhvillimet pozitive në qytet si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të përgjithshme me fokus në fuqizimin e mëtutjeshëm të grave dhe rinisë
Postimi i plotë:
Dita përfundoi mirë, në qytetin e bukur të Mitrovicës në një takim me Kryetarin z. Faton Peci.
Me kryetarin Peci biseduam për zhvillimet pozitive në qytet si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të përgjithshme me fokus në fuqizimin e mëtutjeshëm të grave dhe rinisë.
Çdoherë kënaqësi të rikthehem në Mitrovicë dhe të kem takime frytdhënëse në të mirë të qytetarëve të vendit tim. Faleminderit Kryetar për mikëpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.













