Ish-prokurorja e dënuar për marrje ryshfeti, Vahide Badivuku ka marrë votat e nevojshme për t’u bërë avokate në Republikën e Kosovës.
Vendimin e ka marrë Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten të drejtuar nga kryetari Behar Ejupi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Këshilli Drejtues me shumicë votash, me pesë vota për, tri kundër dhe një abstenim aporvon edhe kërkesën e kandidates Vahide Badivuku të ushtrojë profesionin e avokates”, ka lexuar rezultatin kreu i OAK-së, Behar Ejupi.
Kryetari i Degës Avokatëve për Regjionin e Mitrovicës, Elvir Imeri, ka thënë se bazuar në aktgjykimin e gjykatës, Badivuku nuk ka dënim plotësues dhe se kanë konfirmimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë se e njëjta s’ka pengesë ligjore për të ushtuar profesionoin e avokates.
“Nuk ka dënim plotësues, e ka certifikatën që është lëshua prej Gjykatës Themelore në Mitrovicë se e njëjta nuk ka ndonjë pengesë ligjore për të ushtruar profesionin…”, ka thënë ai.













