Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish zv/ministri Almir Veliji keqpërdori kartelën e Qeverisë, akuzohet se shpenzoi në Turqi paratë e shtetit bashkë me gruan (Dokument)

24/02/2024 - 09:23
në Lajme
A A
Ish zv/ministri Almir Veliji keqpërdori kartelën e Qeverisë, akuzohet se shpenzoi në Turqi paratë e shtetit bashkë me gruan (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë të martën.

Veliji përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se dorëheqja ka ardhur si shkak i mosmarrëveshjeve me Duda Baljen, me të cilën në të kaluarën kishin qenë bashkë në një parti politike.

Kurse, të enjten i njëjti është liruar nga detyra, nga kryeministri Albin Kurti.

Por, Veliji sa ishte në pozitën e zëvendësministrit ka shfrytëzuar buxhetin e shtetit në mënyrë të paligjshme.

Front Online ka mësuar se i njëjti ka shfrytëzuar kredit-kartelën në mospërputhje me rregulloren MF NR.02/2018 PËR PËRDORIM TË KARTELËS KREDITORE PËR UDHËTIM ZYRTAR.

Sipas burimeve të Front Online vlera e mjeteve të keqpërdorura është rreth 6 mijë euro.

Në një email që ka siguruar Front Online të dërguar më 15 janar të këtij viti thuhet se ndaj të njëjtit ishte kërkuar që të bëhet bllokimi i kredit-kartelës.

Kërkesa, për bllokim të kartelës është bërë, pasi që Veliji nuk kishte ndërmarr hapa në kthimin e obligimeve, ani pse i ishte kërkuar që t’i kthejë mjetet në llogarinë e buxhetit të shtetit.

Front Online për këtë çështje ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për të kuptuar se çfarë konkretisht ka ndodhur, por nga ky dikaster për dy ditë nuk kanë kthyer përgjigje.

Ish-zv.ministri Veliji: Jam i pastër, jam zero zero me ministrinë

Ish-zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji në një prononcim për Front Online nuk ka dashur të flasë shumë rreth kësaj teme.

Vetëm ka thënë se për këtë çështje duhet t’i drejtohemi Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Por, ka thënë se nuk ka asnjë obligim ndaj shtetit.

“Nuk është e vërtetë. Mundeni me thirr lirisht ministrinë. Unë jam zero zero me ta. Kam dhënë dorëheqje për arsye të mia politike dhe personale me Duda Baljen. Unë jam krejt i pastër dhe shihemi për të mira në të ardhmen”,është shprehur Veliji.

Përndryshe, Veliji është larguar edhe nga subjekti politik që e udhëheq deputetja Duda Balje.

Duda Balje për Velijin: Kam dëgjuar që ka shfrytëzuar kredit-kartelën, por nuk e di çka ka ndodhë

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat(SDU), njëherit deputete e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se Almir Veliji është larguar nga partia pasi Komisioni Disiplinor që është formuar nga kjo parti ka vendosur që i njëjti të largohet.

Arsyeja e largimit të tij siç thotë Balje, ka të bëjë me mosprespektimin e programit të partisë.

“Ai nuk ka respektuar partinë, nuk ka respektuar planin e programit të partisë. Ne i kemi dhënë një kohë, por ai ka shkuar kundër programimit krejt çka partia SDU është”, është shprehur Balje.

Menjëherë pas largimit, Balje deklaron se kanë kërkuar nga kryeministri që ai të zëvendësohet me dikënd tjetër, pasi që në postin e zv.ministrit është emëruar në emër të partisë.

“Almir Veliji si zv.ministër edhe anëtar i partisë SDU është largu, prej partisë pasi ne kemi formu Komisionin Disiplinor dhe e kemi largu prej partisë. Pastaj unë menjëherë dorëzova CV të re tek kryeministri për zëvendësimin edhe për postin e zv.ministrit sepse kuptohet se është post politik dhe kryeministri ka emëruar një zv.ministër të ri dje edhe unë e publikova këtë menjëherë”,ka treguar Balje për Front Online.

Por, Balje thotë se Almir Veliji ka dhënë dorëheqje nga posti i zv.ministrit, pasi ka dëgjuar që është bërë kërkesë tek kryeministri për zëvendësimin e tij.

“Almirin kur e kemi larguar prej partisë dhe e kemi shkruar këtë, dhe pas gjysmë ore ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se ka dhënë dorëheqje. Ne nuk kemi dorëheqje prej zv.ministrit, pra as në mënyrë të shkruar, vetëm atë që ka shkruar në Facebook. Kur ka dëgjuar që ne kemi qenë të kryeministri për zëvendësim ka shkruar se ka dhënë dorëheqje”,ka shtuar ajo.

Ndërsa, kur është pyetur se a është në dijeni që Veliji ka keqpërdorur kredit-kartelën e Qeverisë, Balje thotë se për këtë ka dëgjuar nga ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka.

“Për keqpërdorimin e kredit-kartelës unë kam dëgjuar prej anës së ministrit, Fikrim Damka. Ai ma ka dhënë shpjegim se Veliji ka shpenzu pare prej kartelës, dhe ashtu siç unë i mora informatat ka shpenzuar në Turqi bashkë me gruan, por unë nuk kam shumë detaje për këtë, vetëm ashtu siç kam dëgjuar prej ministrit. Pastaj kam dëgjuar se Ministria ka kërkuar nga thesari që me ia blloku kartelën dhe pastaj nuk e di çka ka ndodhë”, është shprehur ndër të tjera kryetarja Balje.

Vitin e kaluar Insajderi kishte raportuar se ish-zëvendës ministri Almir Veliji dyshohej se ishte përfshirë në një aferë ryshfeti.

Mediumi kishte sjell audio-incizimet që dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

Megjithatë në fund Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte vendosur që ta mbyll hetimin kundër tij.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë