Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-Zv/ministri në Qeverinë Kurti I: Çmimet janë rreth 28% më të larta se në 2019 – Kushtetuesja s’i ndaloi Çmimet Tavan

14/12/2025 - 13:27
në Kryesore, Lajme
A A
Ish-Zv/ministri në Qeverinë Kurti I: Çmimet janë rreth 28% më të larta se në 2019 – Kushtetuesja s’i ndaloi Çmimet Tavan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i ekonomisë, Edison Jakurti, ka publikuar një analizë rreth normës së inflacionit në Kosovë, duke e cilësuar atë si një ndër problemet kryesore të ekonomisë në periudhën pas pandemisë.

Jakurti ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë të çmimeve mes vitit bazë 2019 dhe vitit 2025. Sipas të dhënave të prezantuara nga Jakurti, viti 2025 shënon një rritje të ndjeshme të kostos së jetesës krahasuar me periudhën para pandemisë.

Jakurti gjithashtu hedhi poshtë narrativën se Gjykata Kushtetuese e ndaloi vendosjen e Çmimeve Tavan. Sipas tij, Gjykata e ka rrëzuar ligjin për shkak të mangësive procedurale dhe jo përmbajtjesore. Ai sqaroi se rregullimi i çmimeve do të duhej të bëhej nga një organ i pavarur dhe ligji duhej të harmonizohej me legjislacionin ekzistues.

Postimi i Jakurtit:

Pas BPV-së, norma e inflacionit është një ndër indikatorët kryesorë makroekonomikë. Si shumë vende të tjera në botë, për shumë vite Kosova nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar me çmimet e konsumit. Por periudha post-pandemike e bëri inflacionin një ndër problemet kryesore të ekonomisë.

Grafiku më poshtë paraqet ndryshimin e çmimeve gjatë periudhës 2008–2025, me bazë vitin 2019. Për krahasim, pesë vite më herët, në vitin 2014, të gjitha çmimet ishin mesatarisht 5% më të ulëta se në vitin 2019, ndërsa çmimet e ushqimit dhe pijeve alkoolike ishin 8% më të ulëta.

Në vitin 2025, çmimet janë mesatarisht 28% më të larta se në vitin 2019. Ndërsa çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike janë 44% më të larta, e çmimet e rrymës, gazit dhe lëndëve djegëse janë rritur për 35%.

Pse kemi rritje të çmimeve në Kosovë gjatë kësaj periudhe? Bëhet fjalë për një kombinim të faktorëve të jashtëm (importi) dhe faktorëve të brendshëm. Për inflacionin e importuar, nuk kemi pasur shumë çfarë të bëjmë.

Tek faktorët e brendshëm duhet t’i theksojmë keqpërdorimet e tregtarëve me çmime, por jo vetëm. Rritja e çmimit të energjisë elektrike e ka rritur koston e prodhimit, gjë që më pas reflekton në çmimet e tregut.

Dhe, për fund, shpjegimi se Gjykata Kushtetuese nuk lejon vendosjen e çmimeve tavan është i pavërtetë. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar ligjin me arsyetimin se: (i) një rregullim i tillë do të duhej të bëhej nga një organ i pavarur (të cilin Qeveria do të mund ta themelonte), dhe (ii) duhet harmonizim i këtij ligji me disa ligje të tjera. Pra, po t’kishte qenë projektligji më i mirë, çmimet tavan tash do t’ishin histori.

JU REKOMANDOJMË

Reagimi i bizneseve: Paga e 14-të premtim i ekzagjeruar elektoral (Video)

Reagimi i bizneseve: Paga e 14-të premtim i ekzagjeruar elektoral (Video)
25/05/2026 - 20:49

Për pesë vjet sa qeverisi, takimet me përfaqësuesit e bizneseve i pati të pakta. E vetëm pas gjysmëdekade, kryeministri në detyrë, e kandidati për këtë post, Albin Kurti...

Më shumëDetails

Abdixhiku e Osmani takojnë rininë e Prishtinës: Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë

Abdixhiku e Osmani takojnë rininë e Prishtinës: Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë
25/05/2026 - 20:36

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, kanë takuar rininë në Parkun e Prishtinës. Abdixhiku thotë se një vend që...

Më shumëDetails

Haradinaj: Mu ma kanë puthë dorën se kam vra serbë, e Kurtit për çka? Që po e lufton UÇK-në a?

Haradinaj: Mu ma kanë puthë dorën se kam vra serbë, e Kurtit për çka? Që po e lufton UÇK-në a?
25/05/2026 - 20:01

Ish-ushtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar në “Kosova Live” puthjen e dorës së Albin Kurtit nga një qytetar, në një tubim të LVV-së duke bërë krahasime me...

Më shumëDetails

Hasanpapaj i LDK-së: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria është “blerje klasike e votës”

Hasanpapaj i LDK-së: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria është “blerje klasike e votës”
25/05/2026 - 19:49

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për një pjesë të...

Më shumëDetails

Konfirmohet raportimi i Veriu.info/ Bedri Hamza thotë se Fatmir Limaj do ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Konfirmohet raportimi i Veriu.info/ Bedri Hamza thotë se Fatmir Limaj do ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 19:09

Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht se është arritur marrëveshja mes Bedri Hamzës e Fatmir Limajt, që NISMA ta mbështesë PDK-në në fushatë zgjedhore. https://veriu.info/ekskluzive-arrihet-marreveshja-pdk-nisma-kjo-e-fundit-mbeshtet-pdk-ne-me-7-qershor/ Marrëveshjen mes tyre tashmë...

Më shumëDetails

Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro

Fitime rekord / Mbi gjysmë miliardë € fitimi neto i bankave në Kosovë në tri vitet e fundit
25/05/2026 - 18:59

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme. Këto pagesa duhet të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    386 Shpërndaje
    Shpërndaje 154 Tweet 97
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë