Ka vdekur në QKUK një burrë nga Dragashi, i cili ishte rrëzuar teksa po punonte në shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se me 03.01.2026 në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se i njëjti kishte pësuar lëndime pasi ishte rrëzuar deri sa ka qenë duke punuar në shtëpi”.
“Me vendim te prokurorit, trupi i pa jete dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.












