Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Islami: Serbia manipuloi rastin e Faton Hajrizit për manovra politike

20/07/2024 - 20:51
në Kryesore, Lajme
A A
Islami: Serbia manipuloi rastin e Faton Hajrizit për manovra politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se rasti në të cilin mbeti i vrarë Faton Hajrizi është shfrytëzuar nga Serbia për të arritur qëllime të caktuara politike dhe ekonomike.

Në një postim në Facebook, Islami ka shprehur dyshimet e tij se incidenti është përdorur për të heshtur kancelarin gjerman, Olaf Scholz – që vizitoi Serbinë në ditën e vrasjes së Hajrizit – dhe protestat kundër fillimit të punimeve për minierat e litiumit.

Sipas tij, vizita e kancelarit gjerman pritej të ushtronte presion ndaj qeverisë serbe për arrestimin e Milan Radoiçiqit, një figurë e lidhur me krimin e organizuar dhe udhëheqës i grupit terrorit të 24 shatorit.

“A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit për ta hesht Kancelarin Gjerman për : Radoçiçin dhe kundër protestave që do të mbaheshin kundër, fillimit të punë së minierave për Litimum!?

Incidenti në Serbi, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë Sërbe dhe më pas edhe sulmuesi, ndodhi pikërisht në kohën kur Serbia planifikonte që të finalizonte kontratat për litiumin dhe ku pritej të kishte protesta qytetare që angazhohen për ruajtjen e ambientit. Ardhja e Kancelarit Gjerman, pritej të ishte presion ndaj Qeverisë Sërbe dhe pritej që të kërkonte arrestimin e Radojcicit por nuk e bëri këtë ,pas incidentit i cili e heshti rastin”, ka shkruar Islami në Facebook.

Islami thekson se incidenti ndodhi vetëm 9 km larg vendit ku planifikohet të ndërtohen minierat e litiumit, dhe shtetrrethimi i zonës nga forcat policore serbe e bëri të pamundur organizimin e protestave nga qytetarët.

Islami ngre dyshime për faktin se Hajrizi nuk u lokalizua më herët, duke sugjeruar se kjo mund të mos ketë qenë qëllimi i autoriteteve serbe.

“Duhet të cekë se pas incidentit që ndodhi rreth 9 km nga vendi ku do të ndërtohen minierat për Litium, qytetaret e këtyre anëve e kishin të pa mundur për të protestuar për shkak të shtetrrethimit të gjithë zonës nga forca të mëdha policore. Dje gjatë tërë ditës raportuan mediat serbe por edhe MPB- serbe se si Faton Hajrizi u ndihmua nga grupe kriminale serbe që të shkoj deri në zonen e cekur, duke e ditur faktin që i njëjti nuk kishte në planë që të dorëzohej dhe ishte i armatosur, pritej të ketë incidente të të cilat ka gjasa që ishin të planifikuara.

Përkundër shtetrrethimit të hekurt në zonë, i dyshuari u vra vetm një ditë pas, pasi që disa qytetar njoftuan policinë për vendndodhej e tij. Ështe e habitshme se si nuk u lokalizua i dyshuari me heret, mbase ky nuk ishte qëllimi”, ka shtuar Islami.

Islami thekson se mbështetja financiare dhe logjistike mund të ketë ndikuar në arratisjen e Hajrizit nga burgu, teksa shpreh dyshimet se incidenti mund të ketë qenë i planifikuar nga Serbia për të akuzuar Kosovën për destabilizim dhe për të maskuar veprimet e saj të brendshme.

“Faton Hajrizi më parë ishte në vikend në shtëpi dhe eshte kthyer në burg. Ndryshimi i dhe çasja e tij ,që të largohet nga burgu i tipit të hapur ka ngjallë dyshime se : Me shumë gjasë, një mbështetje e fuqishme, nxitje dhe përkrahje finaciare, mund të ketë ndikuar në arratisjen e tij;

Tashmë dihen me emra dhe mbiemra se personat që e kanë ndihmuar Fatonin në Serbi, janë serb dhe njëri prej tyre i arratisur nga burgu. Është e pa kuptimt se si një në arratisur të lëviz i lirë me veturë dhe të angazhohet për transportim të qytetarëve;

A është koincidenc apo plani serb se ; Vetem një ditë me herët, në Serbi kanë deklaruar që Kosova dhe BiH po përgaditin plane për destabilizim të Serbisë. Incidenti ka ndodhe afër kufirit dhe me gjasë është supozuar largimi i sulmuesit për në BiH, apo me pas në Kosovë; Mendoi se Incidenti është shfrytëzuar menjëhere për ta akuzuar Kosovën, duke e cilësuar si vepër terroriste dhe të organizuar. Në fakt, organizimi po duket të jetë bërë nga Serbia”, ka përfunduar Islami.

JU REKOMANDOJMË

ShBA ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë për zgjedhjet në vendet e tjera
Lajme

ShBA ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë për zgjedhjet në vendet e tjera

19/07/2025 - 01:50
Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë