Shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, ka mbërritur në Prishtinë ku është mysafir special i Panairit të Librit.
Për ta pritur Kadarenë dolën edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00 deri në 20:00.












