Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ismail Shabani është pronari i biznesit që prokuroria thotë se komuna e Mitrovicës i nënshkruajti kundërligjshëm aneks-kontratë në vlerë 220 mijë euro

04/05/2024 - 13:09
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ismail Shabani është pronari i biznesit që prokuroria thotë se komuna e Mitrovicës i nënshkruajti kundërligjshëm aneks-kontratë në vlerë 220 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të premten është dhënë fjala përfundimtare në rastin, ku Haxhimet Ferati po ngarkohet se në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit në Komunën e Mitrovicës, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, duke lidhur kundërligjshëm ankes-kontratë me operatorin NTP ‘Tropik’’ në vlerë prej 220 mijë euro.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues Rrahman Beqiri njoftoi se gjykata e ka pranuar vendimin nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunen e Mitrovicës, ku më pas i njejti vendim u lëxua në cilësi të provës materiale, raporton Betimi per Drejtësi.

Fjalën përfundimtare, prokurori Sahit Tmava e dorëzoi me shkrim në gjykatë. Prokurori Tmava tha se kryerja e veprës penale nga i pandehuri provohet nga: marrëveshja e pasfinancimit, kontrata 034/14 e lidhur në mes të komunës së Mitrovicës dhe operatorit NTP Tropik, aneks kontrata, kontrata kornizë e lidhur duke bërë shkelje të legjislacionit në fuqi, deklarata e dëshmitarës Florije Saliu, si dhe nga deklaratat e të pandehurit që gjenden në shkresa të lëndës.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Haxhimet Ferati, avokati Armend Shkoza në fjalën përfundimtare tha se i perserisin të gjitha kundërshtimet dhe prapsimet, të cilat i kanë parashtruar gjatë zhvillimit të kësaj çështje penale. Ai tha se asnjë nga provat e administruara nuk e kanë vertetuar qëllimin që i mbrojturi i tij të përfitojë materialisht qoftë për vete apo për personin tjetër.

Tutje, Shkoza deklaroi se pretendimi i prokurorisë për pëfitimin e mbi 200 mijë euro nuk është vertetuar nga asnjë ekspertizë. Mbrojtësi i të akuzuarit Ferati, avokati Shkoza tha se prokuroria nuk e ka identifikuar palën e dëmtuar edhe pasi kemi pasur një procedurë ligjore që ka pasur të bëjë me shpenzimin e parasë publike.

Sipas mbrojtjes prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj se lidhja e aneks kontratës eshtë bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërsa, i akuzuari Haxhimet Ferati në fjalën përfundimtare, tha se si zyrtar përgjegjës i prokurmit ka punuar me nder dhe perkushtim që paraja publike të shfrytëzohet sa më mirë dhe në vendin e duhur. Ai kërkoi nga gjykata që të lirohet nga aktakuza dhe në aktgjykim të refuzohen të gjitha pretendimet e ngritura në aktakuzë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 2 tetor 2023, Haxhimet Ferati akuzohet se më 19 nëntor 2014, në pozitën e menaxherit të prokurimit publik pranë Drejtorisë së Prokurimit, në Komunën e Mitrovicës, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe duke tejkaluar autorizimet e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të një dobie pasurore për vete ose tjetrin në kundërshtim me LPP nr. 04L-042, ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornizë trivjeçare.

Po kush qendron operatori ekonomik NTP Tropik?

Veriu.info ka hulumtuar në regjistrimin e Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, ku ka gjetur se pronar i kësaj kompanie është Ismail Shabani nga Mitrovica.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, dyshohet se komuna e Mitrovica ka lidhur kundërligjshëm aneks-kontratë me biznesin Ismail Shabani B.I. me emër tregtar N.T.P. “Tropik”, duke i dhënë kësaj kompanie punë 220 mijë në mënyrë të kundërligjshme.

Kompania N.T.P. “Tropik” nuk është e panjohur për mitrovicasit, pasi që ajo në vitin 2016 kishte nënshkruarn kontratë për marrjen e një prone të paluajtshme në mes të qytetit të Mitrovicës për parking në afat prej 15 vitesh, ku sipas projektit dhe kontratës së nënshkruar ishte paraparë të ndërtohet parking dykatësh nën tokë, por që në vitin 2018 kishte kërkuar revidimin e Lejes Ndërtimore, duke i mundësuar vetëm një kat ndërtimi nën tokë./Veriu.info

 

 

JU REKOMANDOJMË

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Lajme

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    295 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë