Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ismaili i PDK-së: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

27/12/2023 - 16:01
në Kryesore, Lajme
A A
Ismaili i PDK-së: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, përmes një konference për media ka kërkuar nga Qeveria Kurti dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë të ulin çmimin e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

Ismaili tha se faturat e dyfishuara ose të trefishuara mujore, apo edhe më të larta të energjisë që i kanë pranuar qytetarët gjatë kësaj jave, janë të padrejta dhe të papërballueshme.

“Andaj, është kërkesë imediate që Qeveria, bashkë me ZRRE-në të fillojnë urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike, si dhe të mbahen përgjegjës para ligjit të gjitha akterët që kanë abuzuar me situatën në sektorin e energjisë. Sepse, vazhdimi i faturimit të energjisë me tarifat aktuale do të jetë rrënues për familjet në Kosovë”, tha ai.

Sipas Ismailit, çmimi i energjisë elektrike i ka vënë qytetarët para një vështirësie të madhe financiare.

“Këtë muaj, pamë një politikë të Qeverisë kinse për të ndihmuar qytetarët. Ato 58 milionë euro që u ndanë si subvencione nga Qeveria për fëmijë dhe pensionistë, po dëshmohet se në fakt kanë qenë mjete të ndara për KEDS-in. Qytetarët vetëm janë përdorur si ndërmjetësues në këtë transaksion të planifikuar. Faturat e stër-rritura të energjisë janë dëshmi e kësaj politike të dëmshme dhe manipuluese. Në kohën kur qytetarët e Kosovës, nën këtë qeveri, janë varfëruar edhe më shumë, me 19% te tyre nën pragun e varfërisë, ata po detyrohen të paguajnë edhe faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike”, shtoi ai.

Ismaili rikujtoi “dy deklaratat kontradiktore të kryeministrit Kurti, atë të vitit 2015 se qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike, si dhe atë të vitit 2022 se aq lirë ka qenë energjia elektrike sa qytetarët nuk e kanë ditur se sa paguajnë”.

“Ani pse e kanë të njëjtin burim, këto dy deklarata shpërfaqin jo vetëm ndryshimin nga opozita në pushtet, por dhe qëllimin e kësaj Qeverie për të dyfishuar çmimin e energjisë për qytetarët e Kosovës. Pra, ekziston një përgjegjësi e drejtpërdrejtë qeveritare për situatën e vështirë në të cilën sot janë qytetarët tanë, të cilat vijnë si rrjedhojë e skandaleve dhe politikave të kësaj Qeverie në energji”, tha ai.

Po ashtu, Ismaili përmendi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin tha se është përfshirë në skandalin më të madh rajonal “të tregtimit të energjisë dhe shpëlarjes së parave, së pari është dyfishuar çmimi i energjisë, pastaj ka ndodhur edhe ngritja e dytë prej 15.4 %”.

“Kjo Qeveri, edhe pse sot çmimi i energjisë në bursën ndërkombëtare ka rënë nga mesatarisht 300 euro në vitin e kaluar, në 21 euro për megavat sot, prapë se prapë nuk e ka marrë asnjë vendim për të zbritur tarifat e energjisë për qytetarët tanë, por kanë mbajtur çmimet shumë të larta aktuale. Kjo Qeveri i ka dhënë 113 milionë euro nga taksat tona për të paguar energjinë e serbëve në pjesën veriore të vendit. Kjo Qeveri, nuk ka bërë asgjë për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë. Përkundrazi, ajo ka hequr dorë edhe nga projekti i gazit amerikan, që do të ndihmonte shumë sigurinë energjetike të vendit, rrjedhimisht edhe ekonomitë familjare të Kosovës. Si përfundim, kjo Qeveri, fatkeqësisht, nuk e ka as në temë, as në plan dhe as në agjendë mbështetjen e ekonomive familjare dhe prodhimit vendor energjetik. Barrën e energjisë elektrike të ngritur, do ta paguajnë edhe për një kohë të gjatë qytetarët e vendit tonë”, tha Ismaili në konferencë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë