Një qytetar është arrestuar dje në Vushtrri, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet një “arsenal” armësh, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Tek i arrestuari u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë, 15 fishekë, një palë doreza të lëkurës, një maske dhe një brisk.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Raporti i plotë policor:
Vushtrri 07.08.2023 – 03:20. Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 copë fishekë, një palë dorëza të lëkurës, një maskë fytyre dhe një brisk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.













