Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Iu përmendet ryshfeti, UP’ja i denoncon në polici dy anëtarë të Këshillit Drejtues

09/06/2025 - 16:07
në Lajme
A A
Iu përmendet ryshfeti, UP’ja i denoncon në polici dy anëtarë të Këshillit Drejtues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së, Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi janë denoncuar te organet për hetim. Këtë Insajderit ia ka konfirmuar Sekretari i UP-së, Besnik Loxha, derisa për këtë rast janë kontaktuar edhe dy të përmendurit e Prokuroria.

Loxha, përmes një përgjigje me shkrim për Gazetën Insajderi, ka sqaruar se më 26 prill të këtij viti, ka ardhur një email që sinjalizonte kërkesë për ryshfet dhe heshtje të mos-punës në drejtim të dy anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës: Selim Bezerajt dhe Rifat Krasniqit.

““Në këtë artikull, burime të caktuara pretendojnë se ju (Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi), në cilësinë tuaj si zyrtarë të Universitetit të Prishtinës, i keni kërkuar një kompanie private një shumë prej 20 mijë eurosh para të gatshme, në këmbim të mos theksimit të disa punëve të pakryera nga kompania në fjalë. Në këtë drejtim, ju lusim që të na konfirmoni nëse këto pretendime janë të vërteta apo jo, dhe nëse dëshironi të jepni ndonjë sqarim ose qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje””, thuhet në emailin sinjalizues, të cilin e ka përcjellë Loxha për redaksinë.

Ai tutje ka thënë se, bazuar në seriozitetin e pretendimeve, në mungesë reagimi, iu është drejtuar Policisë së Kosovës përmes një denoncimi më 30 prill të këtij viti.

Gazeta Insajderi ka kërkuar të dijë nëse rasti është proceduar edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, mirëpo të njëjtit kanë bërë të ditur se s’figuron asnjë lëndë për këtë.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se në sistem të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nuk figuron ndonjë lëndë lidhur me rastin për të cilën jeni të interesuar“, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së kësaj prokurorie, Kaltrina Shalës.

Pasi ka pranuar përgjigje nga Loxha, Insajderi iu është drejtuar edhe një herë prokurorisë për ta rikonfirmuar nëse lënda ka arritur deri në këtë institucion, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë asnjë përgjigje.

Insajderi iu është drejtuar për koment edhe dy anëtarëve të Këshillit Drejtues për këtë çështje. Selim Bezeraj s’është përgjigjur, ndërkaq Rifat Krasniqi ka thënë se s’është në dijeni për një rast të këtillë. Ai e ka quajtur këtë si “situatë që lidhet me zgjedhjet”.

“Shpresoj të jeni mirë! Unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë çështje, dhe nuk jam në dijeni për ndonjë procedurë që mund të jetë iniciuar kundër meje. Ajo që më vjen në mend është se aktualisht jemi në periudhën e zgjedhjeve për Këshillin Drejtues të UP-së, ku unë jam anëtar, dhe kjo situatë më duket si një përpjekje e padrejtë që lidhet me këto zgjedhje”, ka deklaruar Krasniqi.

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një koment edhe nga Rektorati i UP’së, mirëpo këta të fundit s’janë përgjigjur në pyetjet e mediumit.

Në mars të këtij viti në Prokurori ishte denoncuar edhe kryesuesi i këtij këshilli, Altin Sahiti.

Zyrtari i arkivit qendror të UP-së, Besfort Krasniqi kishte ka ngritur një kallëzim penal ndaj tij pas vendimit për shkarkimin e tij nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Prishtinës, duke pretenduar se ky vendim ka parregullsi.

Sipas Krasniqit, më 29.09.2024 ishin nxjerrë dy vendime brenda dy orëve me përmbajtje të ndryshme, gjë që ai e kishte parë si tendencioze dhe vendimarrje jo të drejtë.

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se nga data 2 deri më datën 12 qershor do të jetë e hapur thirrja për pozita të këshillit drejtues, teksa dokumentet do të shqyrtohen nga 13 deri më 17 qershor.

“Zgjedhja e kandidatëve që do të kalojnë verifikimin do të ndodhë mes datave 23 dhe 30 qershor, ndërsa ankesat eventuale do të trajtohen mes 1 e 2 korrikut të vitit 2025“, thuhet më tej në njoftimin e UP’së.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Drejtues nga personeli akademik i UP-së është tre vjeçar, ku pritet të fillojë nga 15 shtatori.

“Kandidatët dhe të përzgjedhurit nga UP-ja në Këshillin Drejtues, duhet të jenë persona me reputacion të lartë publik, integritet të dëshmuar, arritje të larta shkencore ndërkombëtare dhe përvojë menaxheriale”, thuhet në kriterin për të qenë anëtar i këshillit drejtues.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë