Qeveria e Kosovës miratoi të hënën, përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Në mesin e të zgjedhurve është edhe drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili.
Ahmet Ismaili mbante këtë pozitë edhe në kohën kur nga thesari i shtetit u vodhën 2 milionë euro.
Lidhur me rastin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga ky institucion drejt kompanisë “LDA Group Sh.P.K”, ku dyshohet se janë transferuar këto para, Ahmet Ismaili kishte thënë se veprimi ka qenë krejtësisht individual dhe pa bashkëpunim me eprorët.
Rasti i cili është ende në procedura gjyqësore, nuk ka marrë epilog.
Përveç kësaj pozite të rëndësishme shtetërore, Ismaili tani do të jetë edhe pjesë e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Përbërja e re:
Znj. Dafina Gexha – Bunjaku, Ministria e Shëndetësisë;
Z. Ahmet Ismaili, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;
Z. Klit Shala, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;
Z. Kastriot Meqa, Përfaqësues i Odës së profesionistëve shëndetësorë;
Znj. Agreta Gashi, Përfaqësuese e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës;
Z. Fahri Shabani, Përfaqësues i Asociacionit të Komunave të Kosovës;
Z. Muhamedali Kodra, Përfaqësues i Shoqatës së Pacientëve;











