Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

16/07/2025 - 11:17
në Lajme
A A
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga komuniteti druzi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite “do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet”.

Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë popullsinë druzi në kufi.

Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Suweida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druzi u thye të mërkurën.

Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të “mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar”.

Përplasjet nisën mes grupeve të armatosura druzi dhe fiseve sunite beduine në provincën Suweida dhe janë shoqëruar me raporte për vrasje pa gjyq, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga forcat e sigurisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të paktën 250 të vrarë që nga fillimi i dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

Komuniteti druzi, një pakicë fetare që buron nga një degë e Islamit Shiit, përballet me presion në rritje në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.

Ndërsa disa pjesëtarë të komunitetit druzi kërkojnë integrim në sistemin e ri politik, të tjerë vazhdojnë të mbeten skeptikë dhe kërkojnë autonomi për rajonin e tyre.

Izraeli, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e popullsisë druzi, e konsideron këtë komunitet si aleat dhe është zotuar ta mbrojë nga kërcënimet në kufi./REL/

JU REKOMANDOJMË

VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan
Kryesore

VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan

16/07/2025 - 15:26
Hoti: Osmani e Kurti e lu’ftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë
Ekonomi

Avdullah Hoti: Importet nga Serbia janë dyfishuar

16/07/2025 - 15:09
Sulmet e VV-së ndaj Supremes, Orav: Ndërhyrjet politike janë të papranueshme
Kryesore

Sulmet e VV-së ndaj Supremes, Orav: Ndërhyrjet politike janë të papranueshme

16/07/2025 - 15:06
Raportohet se Izraeli ka sulmuar Pallatin Presidencial në Damask të Sirisë
Lajme

Raportohet se Izraeli ka sulmuar Pallatin Presidencial në Damask të Sirisë

16/07/2025 - 15:04
Ramush Haradinaj i “hakmerret” Fatmir Limajt – Ja merr ish deputetin Enver Hoti dhe e kandidon për kryetar të Malishevës
Lajme

Ramush Haradinaj i “hakmerret” Fatmir Limajt – Ja merr ish deputetin Enver Hoti dhe e kandidon për kryetar të Malishevës

16/07/2025 - 14:54
Merr flakë autoambulanca te hoteli “Grand”, ku vdiq 25 vjeçari që ra nga lartësia
Lajme

Merr flakë autoambulanca te hoteli “Grand”, ku vdiq 25 vjeçari që ra nga lartësia

16/07/2025 - 14:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Supremja foli, nuk ka edhe ministër edhe deputet – Kajtazi: “Tash i hapet rruga Prokurorisë t’i arrestojë”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë