
Mbrëmjen e djeshme ndodhi një incident në veri, ku policia e Kosovës urdhëroi një veturë që të ndalej por e njëjta vazhdoi rrugën andaj policia për siguri u detyrua të shtij me armë zjarri.
Policia e Kosovës njoftoi se ka ndaluar dy vetura tjera dhe ka ndaluar disa persona si rast i dyshuar në lidhjen me veturën që u largua përmes rrugëve ilegale. Veriu.info raportoi se vetura ka arritur të dalë në Serbi.
Policia sot ka njoftuar se personat e ndaluar janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Banjë, Zubin Potok 09.03.2023-19:20. Njësiti policor derisa kanë qenë në një pikë kontrolli, ka ardhur një veturë e tipit Audi dhe ka tentuar ti godas policinë me ç’rast njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policorë është detyruar që në vetmbrojtje të përdor armën e zjarrit. Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore kanë ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast. Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të procedurave të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore.
Incidenti në veri: Ndalohen për intervistim disa serbë dhe biznesmeni Mentor Beqiri











