Kryeministri i Kosovës në konferencën për media ka thënë se nuk ka shumë zgjidhje sa i përket energjisë elektrike.
Sipas tij ose duhet të rriten tarifat ose duhet të ketë reduktime të energjisë elektrike.
Sipas Kurtit vetëm dje Kosova ka blerë rrymë rreth 9 giga vatë orë energji me çmim mestarë 250 euro e që sipas një llogaritje të tij del se 2.3 milionë euro janë shpenzuar vetëm dje për import të energjisë.
“Ne prodhojmë vetëm 727 megavate ndërkohë në orën 23:00 mbrëmë kërkesa ka qenë prej 1318 megavat vatë orë energji dikush duhet t`i paguajë këto. Nesër në seancën e Kuvendit pres një konsensus me opozitën për këtë çështjet se si të vazhdojmë tutje “, ka thënë Kurti.












