Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jabllanoviq paralajmëron tjetër përkeqësim të situatës në veri: Fajëson VV’në dhe Albin Kurtin

28/05/2023 - 16:04
në Lajme
A A
Jabllanoviq paralajmëron tjetër përkeqësim të situatës në veri: Fajëson VV’në dhe Albin Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Kosovës për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq thotë se situata në veri të Kosovës doli jashtë sistemit për shkak të lëvizjeve të pamenduara dhe të njëanshme të kryeministrit, Albin Kurti.

Jabllanoviq në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kryeministri Kurti është duke bërë lajthitje të rrezikshme, veçanarisht kur veriun po mendon ta sundojë përmes Policisë së Kosovës.

“Me lëvizje të njëanshme dhe të pamenduara situata u soll në një gjendje që nuk i përshtatet as serbëve e as shqiptarëve. Nëse Kurti mendon se me ndihmën e policisë mund ta sundojë Veriun, atëherë është në një lajthitje të rrezikshme”, thotë Jabllanoviq.Jabllanoviq paralajmëron edhe komplikim të situatës në veri, pasi siç thotë ai, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti janë pjesë e problemit.

“Mendoj se kjo situatë në një periudhë të shkurtër kohore mund të çojë në një rebelim serioz të serbëve, gjë që mund ta komplikojë edhe më shumë situatën. Tashmë është plotësisht e qartë se VV dhe Kurti nuk janë dhe nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes dhe se janë pjesë e problemit”, shtoi Jabllanoviq.Sipas Jabllanoviqit, Kurti nuk i sheh serbët si qytetarë të Kosovës teksa thotë se me lëvizjet e fundit, kryeministri po ua mbyll dyert dhe opsionet institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës.

“Këto lëvizje çojnë në faktin se edhe ata serbë që janë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës do të ndryshojnë qëndrim dhe mendoj se me këto lëvizje Kurti ua mbyll dyert dhe opsionet institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës, dhe nuk i sheh serbët si qytetarë të Kosovës”, tha Jabllanoviq për GazetaBlic.

Kujtojmë se, tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.
Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.Ndër të parët që reagoi në lidhje me këto zhvillime, ishte ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

“SHBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Dhuna e sotme duhet të ndalohet menjëherë.” – tha ai në një shrkim në Twitter.Ndërkohë, përpos Hovenier, një reagim mjaft te ashpër e ka bërë edhe senatori amerikan, Chris Murphy.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kur ishte në Kosovë, kryeministri Kurti nuk i kishte përmendur këtë plan.“Sapo pata telefonatë me Dereck Cholletin për këtë zhvillim shqetësues. Në takimin e të hënës në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për të hyrë në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës, jam zënë totalisht në befasi dhe ai duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë.” – ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë