Jakup Nura i PDK-së është betuar sot si deputet i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Ai ka thënë se besimi i qytetarëve është obligim për të vepruar me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim në mbrojtje të interesit të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Me nder të veçantë dhe me vetëdijen për besimin që më është dhënë, sot bëra betimin si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Besimi i qytetarëve është obligim për të vepruar me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim në mbrojtje të interesit të Republikës së Kosovës.
Ky betim është zotim për punë të ndershme, për forcimin e institucioneve demokratike dhe për një Kosovë më të fortë, më të drejtë e me më shumë mundësi për çdo qytetar.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.
#JakupNura













