Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jam e lumtur që Portugalia humbi”, nëna e Cristiano Ronaldos çuditë me deklaratën e saj

17/11/2026 - 12:34
në Sport
A A
“Jam e lumtur që Portugalia humbi”, nëna e Cristiano Ronaldos çuditë me deklaratën e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka sulmuar ashpër Portugalinë pas humbjes poshtëruese 4-1 ndaj Danimarkës.

Dolores Aveiro ka pretenduar se kjo humbje ishte plotësisht e merituar, madje ka pranuar se ishte e lumtur që Kombëtarja e Portugalisë pësoi disfatë.

Deklaratat e saj të bujshme erdhën pasi ajo akuzoi Portugalinë se nuk i kishte treguar djalit të saj, yllit Cristiano Ronaldo, respektin që meriton.

Aveiro ishte veçanërisht e revoltuar për një ceremoni nderimi kushtuar Ronaldos, për të cilën beson se duhej të ishte organizuar në praninë e vetë futbollistit 41-vjeçar.

“Humbja ishte plotësisht e merituar dhe unë isha e lumtur për këtë”, ka deklaruar ajo.

“Homazhi duhej t’i bëhej në praninë e tij”, shtoi Aveiro.

Ajo këmbënguli se klubi ku Ronaldo nisi karrierën, Sporting Lisbona, dinte se si ta nderonte siç duhet fituesin e pesë Topave të Artë.

“Është këtu, te Sportingu, ku do ta nderojmë atë. Këtu e njohin vlerën e tij”, vazhdoi ajo.

Megjithatë, kritikat më të mëdha nëna e Ronaldos i rezervoi për bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Portugalisë, të cilët i akuzoi për mungesë respekti ndaj legjendës portugeze.

“Me Kombëtaren, ai nuk është respektuar, madje as nga bashkëlojtarët e tij”, ka thënë e revoltuar Aveiro.

Ronaldo është golashënuesi dhe futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e Kombëtares së Portugalisë, të cilën e ka përfaqësuar për më shumë se dy dekada.

Deklaratat e bujshme të nënës së tij pritet të shkaktojnë reagime të shumta në Portugali, pasi sulmuesi veteran vazhdon të jetë njëri prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Për deklaratat e Dolores Aveiros është pyetur edhe trajneri Jorge Jesus, me të cilin Ronaldo kishte pasur një përplasje para se të pensionohej nga Kombëtarja. Megjithatë, ai ka refuzuar të përfshihet në një përplasje verbale me nënën e yllit portugez.

Në vend të kësaj, 72-vjeçari ka thënë se e kupton reagimin e saj dhe se ka vetëm respekt për të.

“A duhet tani t’i përgjigjem nënës së Cristiano Ronaldos? Edhe nëna ime është nënë. Nëna e Cristiano Ronaldos është një zonjë për të cilën kam respekt të madh. Nëna mbetet nënë, nuk mund të bësh asgjë kundër kësaj. I kuptoj deklaratat e saj”, ka thënë Jesus.

JU REKOMANDOJMË

Mourinho autorizon vetëm dy largime nga Real Madridi në janar

Mourinho flet për dështimin e transferimit të Álvarezit në Barcelonë
17/11/2026 - 11:33

Jose Mourinho ka vendosur që dy lojtarë duhet të largohen nga Real Madridi në afatin kalimtar të dimrit: Raul Asensio dhe Ferland Mendy. Këto janë të vetmet shitje...

Më shumëDetails

Tërmet në FIFA, UEFA ndryshon strategji dhe përgatit kandidatin surprizë kundër Infantinos

Tërmet në FIFA, UEFA ndryshon strategji dhe përgatit kandidatin surprizë kundër Infantinos
16/11/2026 - 14:49

UEFA po përgatit një lëvizje të papritur në garën për president të FIFA-s. Kur kanë mbetur më pak se 72 orë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin...

Më shumëDetails

Zyrtare: Lukaku pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

Zyrtare: Lukaku pensionohet nga futbolli ndërkombëtar
16/11/2026 - 13:08

Romelu Lukaku ka vendosur t’i japë fund karrierës me Kombëtaren e Belgjikës, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në moshën 33-vjeçare. Sulmuesi i Fenerbahces e bëri të ditur...

Më shumëDetails

Vinicius i zbulon arsyet e rënies në formë, flet për eliminimin nga Botërori dhe vazhdimin e kontratës me Realin

Vinicius i zbulon arsyet e rënies në formë, flet për eliminimin nga Botërori dhe vazhdimin e kontratës me Realin
16/11/2026 - 11:12

Vinicius Junior ka thyer heshtjen për periudhën e vështirë që po kalon te Real Madridi, duke i zbuluar arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në paraqitjet e dobëta...

Më shumëDetails

Edon Zhegrova drejt largimit? Tri klubet e mëdha në garë për yllin e Kosovës

Juventusi pendohet që e la Zhegrovën jashtë listës së Evropës
16/11/2026 - 10:51

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi anësori i Kombëtares së Kosovës po shqyrton mundësinë e një aventure të re për të...

Më shumëDetails

Shqipëria mposht Bjellorusinë 0 me 2, ngjitet në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë 0 me 2, ngjitet në Ligën B
15/11/2026 - 22:14

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një sukses të rëndësishëm në UEFA Nations League, duke mposhtur në udhëtim Bjellorusinë me rezultat të pastër 0:2 dhe duke siguruar zyrtarisht kalimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë