Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj akuzon ministrin Murati: Ka marrë detyrë nga Kurti që t’i shuajë sindikatat

28/05/2024 - 13:24
në Lajme
A A
Jasharaj: Kurti me ministra të tij fajtor për gjendjen në arsim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveria e Kosovës po e ngulfatë dialogun e brendshëm me sindikatat.

Sipas tij, qeveritarët po zhvillojnë luftë të vazhdueshme për shuar sindikatat.

“Qeveria në emër të dialogut të jashtëm, po ngulfat dialogun e brendshëm. Nuk është e imja të bëj analizë të dialogut të jashtëm të Qeverisë e as të veprimeve të saj në Veri, por këto po i përmend për të theksuar se Kurti dhe Qeveria e tij në emër të dialogut të jashtëm dhe veprimeve dhe gjendjes në Veri ka ngulfatur dialogun e brendshëm dhe ka zhvilluar luftë të vazhdueshme të për shuar sindikatat dhe këtë detyrë e ka marrë nga Kurti ministri Murati”, thotë ai përmes një komunikate dërguar mediave.

Tutje, ai thekson se ministri Murati bashkë me Kurtin bënë çmos që t’i shuajnë sindikatat, duke tentuar që të sjellin udhëheqës sindikalë që janë njerëz të tyre.

“Ky ministër i urren sindikatat dhe bëri çmos që t’i shuaj ato me përpjekjet fillestare bashkë me Kurtin që të krijojnë tronditje brenda sindikatave dhe të sjellin udhëheqës sindikalë që janë njerëz të tyre. Po ta kishin arritur këtë, atëherë Qeveria do të zhvillonte përditë takime me ta, do të fotografoheshin dhe ata udhëheqësit sindikalë të shitur do të ngritnin në qiell Qeverinë duke gënjyer për të. Qeveria Kurti dështoi në këtë përpjekje dhe prandaj SBASHK-u dhe disa nga sindikatat tjera u janë bërë halë në sy dhe nuk pushuan me luftën kundër tyre”.

“Ministri Murati kishte shpresë se me platformën e Kosova do t’i gjunjëzonte sindikatat duke menduar se anëtarësia do të hezitonte të regjistrohej sepse edhe procedurat janë të koklavitura. Duhet pranuar se me këtë veprim, të vetmin në Evropën demokratike, ai arriti të godas rënd disa nga sindikatat sepse anëtarësia e tyre në numër të vogël është regjistruar në këtë platformën e Hekuranit dhe në mungesë mjetesh ato vështirë se mund të funksionojnë dhe rrezikojnë të shuhen. Hekurani syrin e kishte të SBASHK-u për ta shuar, por i shkoi plani huq sepse në këtë platformë u regjistruan me mijëra anëtarë e po vazhdojnë të regjistrohen sepse ata kanë besim të plotë në sindikatën e tyre. Hekurani duke e parë këtë realitet u inatos dhe bëri tash një veprim tjetër qindra anëtarëve të regjistruar nuk ua ndal kuotën sindikale. Kjo është goditje e radhës e tij, por pa rezultate”.

Jasharaj thotë se ministri Murati duhet të kryej detyrën e tij, dhe të riaktivizojë Këshillin Ekonomik Social dhe përmes tij të krijohen kushtet që të nënshkruhet Marrëveshja Kolektive.

“Ministri Murati në vend të këtyre goditjeve duhet ta kryej detyrën e tij e të mos e ngulfat dialogun e brendshëm, por të riaktivizojë Këshillin Ekonomik Social dhe përmes tij edhe të krijohen kushtet që të nënshkruhet Marrëveshja Kolektive, e cila vetëm në Kosovë, krahasuar me vendet e Ballkanit e Evropës, mungon. Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati duhet të pajtohen se këto janë sindikatat në Kosovë dhe këta janë udhëheqësit e tyre që janë zgjedhur me votën e anëtarësisë dhe se vetëm kjo votë mund t’i shkarkojë ata dhe të nis me dialogun e sinqertë me ta duke shqyrtuar kërkesat e anëtarësisë e duke i zgjedhur e realizuar ato”.

JU REKOMANDOJMË

Lutfi Haziri: Besnik Bislimi do të tërhiqet për dinarin, ta shohim sa hapa mbrapa
Lajme

Haziri – Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme

15/07/2025 - 22:24
Bislimi: NATO ndali gjenocidin e Millosheviqit, sot Kosova kërkon të bëhet pjesë e saj
Kryesore

Vendimi i Supremes e radikalizon pak Besnik Bislimin: Gjyqësori i ka shpallë luftë qeverisë, do ta humbin me shumë turp

15/07/2025 - 22:11
641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj
Lajme

641 çifte i dhanë fund martesës së tyre nga janari deri në maj

15/07/2025 - 22:05
Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione
Lajme

Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione

15/07/2025 - 21:50
OBSH zbulon sëmundjet që po shkaktojnë më së shumti vdekje të parakohshme
Lajme

OBSH zbulon sëmundjet që po shkaktojnë më së shumti vdekje të parakohshme

15/07/2025 - 21:44
Avokati Koci pasi Murati sulmoi gjyqtarët e Supremes: Forma tipike e veprimit të Vetëvendosjes
Lajme

Avokati Koci pasi Murati sulmoi gjyqtarët e Supremes: Forma tipike e veprimit të Vetëvendosjes

15/07/2025 - 21:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Isa Mustafa godet LDK-në: Fatkeqësisht margjinalizuan Avdullah Hotin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është zytari i arrestuar dje për marrje ryshfeti, u kap në flagrancë nga policia

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Reuters”: I pashqetësuar nga Trumpi, Putini do ta vazhdojë luftën dhe mund të kërkojë më shumë Ukrainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë