Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur rreth paralajmërimit të grevës, ai tregon arsyjet si dhe sa do të zgjatë greva.
Jasharaj thotë se mbledhjen e mbajtur të shtunën janë diskutuar shumë çështje dhe pakënaqësitë janë të mëdha, duke filluar nga ligji i pagave që është bërë një ngritje ironike.
“Me ligjin e pagave pakënaqësit janë shtuar shumë, me një ngritje ironike nga 105 në 110 të koficentit, ngritje kjo që solli një lëvizje të paktë tek pagat, mesatarishtë 28 euro te punëtorët e arsimit”, tha ai për Gazeta Blic.
Ai tutje thotë se zhgënjimi tjetër është tendenca e vazhdueshme e Qeverisë Kurti që t’i prek ligjet ekzistuse të punëtorëve të arsimit.
“Zhgënjimi tjetër është tedenca e vazhdueshme e Qeverisë Kurti, që t’i prek ligjet ekzistuse të punëtorve të arsimit, është fjala për ndryshim plotësimi për skemat pensionale të finacuar nga shteti”, u shpreh ai.
Ai tutje kritikon Qeverinë Kurti, që tenton t’ia largojë këtë të drejtë punëtorëve të arsimit.
“Qeveria Kurti mundohet t’ia hekë këtë të drejtë, rrezikohen shumë punëtorë të arsimit mos të gëzojnë pensionin e punës po të gëzojnë pensionin e pleqërisë”, tha Jasharaj.
Jasharaj thotë se arsyeja pse vijmë deri te kërkesa dhe protesat e 1 Majit është mungesa e plotë e dialogut, me sindikalistët dhe Qeverinë.