Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasharaj: Qëndrojmë ende pas kërkesave, në janar vendosim për veprimet sindikale

09/11/2022 - 09:26
në Kryesore, Lajme
A A
SBASHK-u reagon sërish, i jep “ultimatumin” Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pezullimi i grevës për punëtorët e sektorit publik, përfshirë edhe mësimdhënësit është deri në janar të vitit 2023, ndërsa sindikalistët thonë se nuk ka filluar dialogu social me Qeverinë.

Kryetari i Këshillit grevist, Rrahman Jasharaj, tha se qëndrojnë pas kërkesave të tyre, ndërsa në janar do të mblidhen për të vendosur për veprimet sindikale, nëse qeveria nuk i shqyrton këto kërkesa.

Ndërsa, ekspertët thonë se kjo situatë do të shkatërrojë sistemin arsimor.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, pati pezulluar grevën e nisur më 25 gusht, me qëllim që të ketë dialog me Qeverinë për të realizuar kërkesat e tyre deri në fillimin e zbatimit të Ligjit të Pagave.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Radio Kosovën, se gjatë kësaj periudhe nuk kanë marrë asnjë ftesë dhe asnjë angazhim nga Qeveria për t’u takuar e për të dialoguar rreth kërkesave të sindikalistëve.

“Fatkeqësisht jo. As ne si SBASHK e as në nivel të BSPK-së nuk ka pasur asnjë ftesë nga Qeveria për takime lidhur me kërkesat tona, që tashmë janë publike. Shpresojmë që këta muaj që kanë mbetur, qeveria t’i shfrytëzojë për takime e debate e për të arritur një zgjidhje edhe për Ligjin e Pagave. Mirëpo, deri tani nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë, asnjë takim”, tha Jasharaj.

Jasharaj, theksoi se pezullimi i grevës është deri në janar të vitit 2023, dhe nëse deri atëherë nuk do të ketë dialog e marrëveshje për kërkesat e tyre, atëherë mund të ndërmerren veprime sindikale.

“Ne do të shohim bashkë me sindikatat e tjera se çfarë do të bëjmë tutje. Uroj që Qeveria të mos e ketë konsideruar si fitore pezullimin e grevës. Deri në janar jemi në pritje, ne do të konsultohemi me anëtarësinë, pastaj janë organet e sindikatave dhe vetë BSPK-ja që do ta debatojë situatën dhe do të vendosim karshi kërkesave që sjellin organet përfaqësuese të anëtarësisë sindikale në tërë Kosovën. Nuk mund të them as që do të ketë grevë, por as nuk mund ta përjashtoj mundësinë, sepse nëse gjërat shkojnë kështu dhe nëse Qeveria vazhdon me barrikadimin dhe mungesën e dialogut dhe angazhimit për zgjidhjen e kërkesave tona, atëherë në janar çdo gjë mund të jetë e mundur”, shtoi ai.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të arsimit, Jonuz Salihaj, tha për Radio Kosovën se ende nuk ka ndonjë shenjë që Qeveria ka ftuar sindikatat për dialog. Ai theksoi se përderisa Ligji për Paga nuk është buxhetuar për vitin që vjen, do të thotë se nuk do të fillojë së zbatuari në vitin 2023 dhe se kjo situatë mund të çojë në shkatërrimin e sistemit arsimor.

“Nuk po shoh simptoma që do të bëhet zgjidhja e këtij problemi. Do të vazhdojnë inatet, do të vazhdojë injorimi i mësimdhënësve dhe kjo do të kontribuojë që sistemi i arsimit, i cili edhe ashtu është në gjendje të keqe, do të shkojë drejt shkatërrimit për fat të keq. Unë besoj që Qeveria duhet të reflektojë dhe ta ketë këtë situatë prioritet e ta zgjidhë dhe të mos vazhdojë me këto inate personale, e ta shkatërrojë një sistem të tillë të arsimit”, deklaroi Salihaj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë