Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jashari: Qeveria po shkel Ligjin për Kategoritë e Luftës, pas vitit të ri do të ndërmarrim veprime

19/12/2023 - 14:55
në Lajme
A A
Jashari: Qeveria po shkel Ligjin për Kategoritë e Luftës, pas vitit të ri do të ndërmarrim veprime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria duke se e ka ndalur subvencionim e energjisë elektrike për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile që nga ky vit. Kështu të paktën po pretendojnë nga OVL-UÇK-ja. Nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve po paralajmërojnë ndërmarrje të veprimeve për ta kundërshtuar këtë vendim pas fundvitit. E nga Qeveria apo ministria e Financave ende nuk janë deklaruar për këtë çështje.

Gazeta Express

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po thonë se Qeveria ua ka hequr benificionin e përfitimit nga subvencionimi i rrymës, privilegj ky që familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile e gëzonin qysh prej miratimit të Ligjit që rregullon të drejtat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, deklaroi për Express, se me këtë vendim, Qeveria ka shkelur Ligjin për kategoritë e luftës.

“Këtu shkelet Ligji për Kategoritë e Luftës, sepse parashihen lehtësia në energji elektrike dhe në çështje të tjera. Qeveritë e mëparshme e kanë zbatu këtë nen të këtij Ligji. Kanë pasur lehtësira qoftë në gjashtëmujor, qoftë në fund të vitit, ju është komunikuar zbritja që i kanë pasur  në tarifat e energjisë elektrike”, tha ai.

Tutje, ai paralajmëroi një organizim të të gjithë përfituesve nga këto kategori për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë.

“Çka me thënë kjo Qeveri është anti-UÇK dhe te shohim pas vitit të ti janë grumbulluar shumë probleme,  shumë atakime, i ka dëmtuar shumë këto kategori dhe mendoj që nuk do të rrimë duarkryq. Pas vitit të ri besojë që do të organizohemi për ta kundërshtuar, me gjithë këto , padrejtësi, pakënaqësi që po i bëhen dhe me të vërtet duhet të deklarohet kjo Qeveri se ku e ka problemin me kategoritë e luftës”, ka thënë Jashari.

E këto vendime sipas Jasharit, ekzekutivi është duke i marrë qëllimshëm.

“Mendoj që kjo Qeveri po bënë përpjekje me godit rrugën se si kemi ardhur deri këtu, por pas vitit të ri do t’i tregojmë se ne jemi këtu dhe nuk do të lejojmë tutje të bëjë gjëra të tilla, të pamoralshme, jo njerëzore, antikombëtare, anti-UCK-së duke  e goditur luftën e UCK-së dhe kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë tutje ai.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi ka thënë për Gazetën Express, se subvencionimi i rrymës për këto kategori është hequr nga buxheti për vitin 2023.

Kështu pagesat që deri më sot i kanë marrë thuajse në fundvit, këtë vit nuk do t’i marrin.

E kjo sipas Qeriqit ka ndodhur pa asnjë paralajmërim.

“Ka kaluar afati, kështu që kemi kërkuar një sqarim se pse janë bë këto ndryshime apo veprime, pa na njoftuar, që me qenë në dijeni që me mujt me paku qoftë si raste sociale apo diçka tjetër, por deri sot nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Duhet që ta sqarojmë që veteranët nuk janë përfshirë përveç invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe viktimat civile. Tash subvencionimi maksimumi 140 euro, ndonjëherë në rotacion ka shkuar edhe herë 120 euro, herë 140 në vit. Do të thotë ky subvencionim është bërë qysh prej kur është miratuar Ligji për këto kategori , është neni 6 që nuk gabojë pika 2 e këtij Ligji, e cila na ik ka garantu. Tash a ka pësuar ndryshime Ligji dhe ne nuk jemi njoftuar, apo janë marr vendim për mospagesa të këtyre subvencioneve nuk e di”, ka thënë ai.

Qeriqi tha për Express se kanë pritur që pagesat të kryhen këtë muaj por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Këtë vit nuk janë kryer pagesat. Nuk jemi subvencionuar këtë vit. Tash po përfundon viti. Ne kemi pritur hajt në këtë muaj mos po kryhet, dhe në fund e kemi kuptuar qe Qeveria e ka hequr atë buxhet prej Departamentin për Familjet e Dëshmorëve dhe nuk na ka subvencionuar , pra nuk ka planifikuar buxhet për subvencionim në buxhetin e vitit 2023”, ka thënë ai.

Ligji për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, parasheh tarifa të liruara dhe reduktimi i harxhimeve të energjisë elektrike për nevoja personale. Sipas Ligjit kjo është e drejtë  të cilën e gëzojnë familjet e ngushta të dëshmorëve dhe invalidët e UÇK në rast të gjendjes së rëndë ekonomike, kur i plotëson kriteret sipas skemës së asistencës sociale.

Për këtë çështje Express ka dërguar pyetje edhe Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë  e Financave, por deri në publikimin e këtij teksti ata nuk kanë kthyer përgjigje. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë