Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Je me neve, apo kundër ndesh” – detaje të pa thëna nga takimi i Escobarit e Lajçakut me Kurtin

06/06/2023 - 14:06
në Kryesore, Lajme
A A
“Je me neve, apo kundër ndesh” – detaje të pa thëna nga takimi i Escobarit e Lajçakut me Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin e fundit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak i është bërë e qartë se veprimet e tij të ardhshme do të përcaktojnë nëse Kurti është në linjë me ndërkombëtarët, apo kundër tyre.

Njoftimet zyrtare pas takimit dyorësh shpalosën se biseda kishte të bënte me tri kërkesat e ndërkombëtarëve: De-eskalim, zgjedhje të shpejta në veri dhe rikthim në dialogun për normalizim, por burime diplomatike të Albanian Post, thonë se takimit që u zhvillua natën vonë në objektin e Qeverisë së Kosovës kishte për qëllim prerjen e qëndrimeve dhe qartësimin e pozicioneve.

Burimi thotë për AP se Kurtit i është bërë e qartë se momenti është përcaktues, prandaj duhet të bëhet shumë kujdes se cilat vendos të jenë qëndrimet e Kosovës.
i afërt me takimin e ndodhur në Qeverinë e Kosovës ka thënë edhe se kryeministrit i është thënë se duhet të kuptohet se ka shumë zhvillime në botë dhe Kosova nuk është një nga më të rëndësishmet.

Tjetër temë e diskutimit ka qenë edhe mundësia që nëse jo brenda kësaj kornize diplomatësh, atëherë çështja do të zgjidhet nga diplomatë dhe nivele të tjera dhe ata “nuk do ta flasin gjuhën tuaj”.

“Ata do flasin gjuhën e ultimatumeve”, prandaj “është koha për të treguar mençuri dhe përgjegjësia tash bie mbi ju”.

Në takim diplomatët kanë theksuar gjithashtu se interesi i Bashkësisë Ndërkombëtare është “të lëvizet përpara” dhe askush s’është i interesuar që të dëmtojë dikë në proces.

Por, tashmë ka ardhur kohë që të kuptohet “je me ne, apo kundër nesh”.

“Nuk kërkojmë asgjë tjetër, as shpjegime, thjesht të respektohet ajo që është premtuar dhe nënshkruar”.

Dyshja Escobar dhe Lajçak veç takimit me Kurtin kanë pasur edhe një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe liderët opozitarë.

Derisa Osmani s’është deklaruar për media, njëjtë si Kurti mbrëmë, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë folur me shqetësim pas takimit.

Krasniqi deklaroi para gazetarëve se “asnjëherë s’kam parë këso shqetësimi nga ana e partnerëve të Kosovës”, të cilët tha se janë aktualisht “të zhgënjyer thellë me Qeverinë”.

“Për PDK-në, vërtetë shqetësimi për situatën aktuale është i madh. Ka një situatë që po e dëmton Kosovën, andaj kërkuam që të luajmë rolin tonë shtetëror për të ruajtur relacionet me ShBA-në dhe BE-në”, tha Krasniqi.

Në tone të njëjta ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se Kosova është në një situatë shqetësueses dhe të paqartë.

“Shqetësuese për shkak të gjendjes se relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj, e të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët”.

Gjithçka mori tatëpjetën me 26 maj kur Qeveria e Kosovës – pa koordinim me ndërkombëtarët – vendosi që me përcjellje të policisë të fusë tre kryetarët shqiptarë në objektet komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Serbët lokalë protestuan të premten, por situata nuk eskaloi.

Të hënën, kur protestuesve iu bashkuan banda huliganësh nga Veriu, shpërtheu protesta dhe përfundimi ishte rreth 40 ushtarë të KFOR-it të lënduar, meqë ata krijuan kordon mes protestuesve e policisë.

Nga kjo ditë, shpërthime më nuk ka pasur, por gjendja s’është shtensionuar akoma.

Përkundër se ishin protestuesit që përdoren dhunën, spektri diplomatik e ka bërë kryesisht fajtore qeverinë e Kosovës për zhvillimet, pikërisht për faktin që morën hapa të pakoordinuar me ta.

Madje SHBA-të lëvizën edhe konkretisht duke larguar Forcën e Sigurisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake me shtetet e NATO-s.

Nga e hëna e 29 majit, Kurti është paraqitur në shumë media botërore duke shpjeguar se argumenti i tij për lëvizjen në Veri ka të bëjë me ruajtjen e shtetësisë dhe shtrirjen e sovranitetit edhe atje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë