Asamblisti më i votuar nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit komunale, Jeton Zeneli, është emëruar sot nga kryetari Peci, Drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës.
Drejtpri Zeneli ka thënë se bashkë me Kryetarin Peci, Mitrovicën do ta kthejnë në model të qeverisjes së mirë e transparente.
Postimi i Jeton Zeneli:
Sot, nga Kryetari Faton Peci jam emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës.
Zotohem se do t’iu shërbejë gjithë qytetarëve me përkushtim e profesionalizëm.
Bashkë me Kryetarin, Mitrovicën do ta kthejmë në model të qeverisjes së mirë e transparente.













