
Analisti serb Branislav Krstic, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se masat e marra në Kosovë janë rezultat i vendimeve të njëanshme të qeverisë sonë në veri të vendit. Atje ku ai tha se nuk do të tërhiqen deri në fillimin e vitit të ardhshëm, dhe se do të mbeten në fuqi deri në njoftimin e dytë.
“Masat e marra në Kosovë janë rezultat i vendimeve të njëanshme të qeverisë sonë në veri të vendit. Ato do të mbetën në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe nuk do të tërhiqen deri në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ai.
Tutje Krstic tha se procesi i ri zgjedhor në veri të vendit do të përshpejtohet nëse do të pranohej propozimi i grupeve të interesit euroatlantik që kryetarët e komunave në veri të jepnin dorëheqje, dhe se qeveria në Prishtinë do ta përmirësonte imazhin e saj.
“Qeveria në Prishtinë do ta përmirësonte dukshëm imazhin e saj nëse pranonte propozimin e grupeve të interesit euroatlantik që kryetarët e komunave në veri të jepnin dorëheqje. Kjo do të përshpejtonte ndjeshëm procesin e ri zgjedhor në veri të vendit”, u shpreh ai.
Analisti Krstic tha se një vendimi i tillë i autoriteteve në Prishtinë për largimin e forcave policore do të nënkuptonte një përkushtim të plotë për procesin e deeskalimt të situatës.
“Një vendim i tillë i autoriteteve në Prishtinë do të nënkuptonte një përkushtim të plotë për procesin e deeskalimit të situatës. Me një strategji të tillë të matur, qeveria në Prishtinë do të dërgonte mesazh se ka hequr dorë nga krijimi i problemeve në veri të Kosovës”, u shpreh ai për Gazeta Blic.
Kujtojmë se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pritet që në fillim të muajit tjetër ta ketë të përfunduar Udhëzimin e Administrativ që rregullon formën e peticionit për largimin e kryetarëve të komunave. I njëjti, sipas ministrit Krasniqi, nuk vlen vetëm për kryetarët në veri, derisa ka folur edhe për mundësinë e bojkotimit të sërishëm të zgjedhjeve nga Lista Serbe.
Megjithatë, kritikat nuk kanë munguar nga opozita për veprimin e ministrisë që drejtohet nga Krasniqi, që e konsiderojnë si zmbrapsje.
“Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr”, ka thënë Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.
Gjatë së martës, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se presin nga Qeveria e Kosovës të përmbushë zotimet e saj dhe të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
Po ashtu, Hovenier ka theksuar edhe kërkesat që u janë dhënë udhëheqësve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e reja, gjatë qëndrimit të tyre në Uashington javën e kaluar.











