Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk pranon të përgjigjet në pyetjet e gazetares së Gazeta Blic, rreth zhvillimeve aktuale në vend.
Gazeta në fjalë ka tentuar ta pyes rreth paralajmërimit të opozitës për rrëzimin e qeverisë, por ministrja Gërvalla duke mos e përballuar të nxehtit nuk ka pranuar të flas.
“Jo në këtë të nxehtë jo, aspak”, është shprehur Gërvalla.
Ndryshe, vazhdimisht janë kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti dhe dhe komplet kabineti për arrogancë dhe jo transparencë.
Në vazhdim e gjeni reagimin e ministres së Jashtme kur pyetet për atë se a mundet opozita ta rrëzoj Qeverinë Kurti.













