Arsenali renditet si klubi i dytë me më së shumti kartonë të kuq të ndëshkuar në historinë e Premierligës angleze.
Sipas statistikave të Premier Ligës, “Topçinjtë” kanë grumbulluar plot 110 kartonë të kuq gjatë historisë së tyre në elitën e futbollit anglez, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë, vendin e parë në këtë listë jo fort të lakmueshme e mban Evertoni, me gjithsej 114 kartonë të kuq të regjistruar deri më tani.













