Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se Perëndimi nuk mund të shikojë pasivisht se si presidenti rus Vladimir Putin vazhdon “sulmin e furishëm” në Ukrainë.
Këtë deklaratë e bëri derisa njoftoi se ambasada britanike do të hapet javën e ardhshme në Kiev.
Ai tha se qëndrueshmëria dhe suksesi i jashtëzakonshëm i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe popullit të tij në rezistencën ndaj forcave ruse e ka shtyrë Mbretërinë e Bashkuar ta ndërmarrë këtë veprim, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë diplomatëve britanikë, që ishin me mision në Ukrainë, që qëndruan në vende të ndryshme të rajonit.
“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët aleatet tanë nuk do të shikojnë pasivisht ndërsa Vladimir Putin vazhdon këtë sulm”, tha ai.












