Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ka më shumë se 3 javë që uji i Badocit nuk përdoret për pije, IKSHPK tregon për ndikimin që ka mangani në shëndet

12/11/2023 - 08:14
në Lajme
A A
Ka më shumë se 3 javë që uji i Badocit nuk përdoret për pije, IKSHPK tregon për ndikimin që ka mangani në shëndet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qe më shumë se 3 javë nuk pihet uji i Badocit. Kjo për shkak se në rezultatet laboratorike ka dalë se ka vlera të rritura të manganit. Që nga njoftimi i IKSHPK’së, qytetarët po blejnë ujë ose po marrin në autobotët që po lëvizin nëpër lagje.

Dje IKSHPK ka dhënë detaje rreth manganit dhe situatës në Badoc.

Doktoresha Burbuqe Lushi, koordinatore e qendrës së ujit në IKSHPK, ka thënë se vlerat e manganit në ujin e pijes nga liqeni i Badocit janë duke rënë ditëve të fundit, por sipas saj ende nuk kanë rënë në vlerën të cilën është paraparë me udhëzim administrativë.

Sipas saj, ky ujë nuk mund të përdoret për pije por ai mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si për higjienë personale, higjienë të mjedisit e përgatitje të ushqimit.

Ajo ka shtuar se ngritja e vlerave të manganit është një fenomen natyror që ndodh gjatë ndërrimit të stinëve.

“Analizat e fundit laboratorike ndonëse tregojnë një rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit gjithashtu edhe në rrjetin shpërndarës ende këto vlera nuk i përmbushin standarde e parapara sipas udhëzimit administrativ, cilësia e ujit të destinuar për konsum. Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK në bashkëveprim me KRU Prishtina po bëjnë krejt atë që është në kompetencat e tyre dhe mundësit e tyre që këto vlera të ulen dhe të plotësoj kriteret e parapara sipas udhëzimit administrativ”.

“Ngritja e vlerave të manganit faktikisht është një fenomen natyror që ndodh gjatë stinëve në resurset sipërfaqësore. Me qëllim të informimit të drejt ju njoftoj se nga matjet e fundit laboratorike rezulton se në këto katër ditë të fundit vlerat e manganit janë me datën 7 vlera më e ulët ka qenë 0,19 miligram për litër ndërsa vlera më e lartë 0,40 miligram për litër. Me datën 8 sillej vlerat e manganit prej 0,19 deri 0,35 për litër. Me datën 9 nëntor , 0,17 deri 0,30 miligram për litër. Me datën 10, dje rezultat e fundit janë se vlera e manganit në rrejt sillej prej 00,58 deri 0,19 miligram për litër. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë paraparë se parë vlera e lejuar për përdorim të pijshëm është 00,5 dhe ende nuk është arritur. Ky ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, higjienë personale, higjienë të mjedisit, përgatitje të ushqimit e të tjera. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e liqenit Batllava, si dhe uji nga fabrika në Shkabaj që merr ujin nga liqeni i Ujmanit i plotëson kriteret e parapara për ujin e pijëshëm”, tha ajo.

Nushi ka folur edhe për ndikimin që ka në shëndet mangani. Ajo thotë se në vlera të ulëta është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim, por që në vlera të larta ndikon kryesisht në sistemin nervor qendror.

“Mangani është një element kimik, apo ma mirë me thanë metal, i llogaritur apo i klasifikuar te metalet e rënda. Në anën tjetër i ka dy dy drejtime në ndikimet në shëndet. Si metal esencial, në vlera të ulëta, është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim. Gjithkund ndodhet mangani. Edhe në ushqim, edhe në ajër, edhe në ujë. Është një prej metaleve më së shumti i shpërndarë në tokë. Vlerat prej 0.05 na orientojnë se nuk ka ndikim të dëmshëm në shëndet, mirëpo në anën tjetër ndikon në rritjen dhe zhvillimin tonë. Çdo vlerë që i tejkalon vlerat e parapame, si metal i rëndë shndërrohet në toksicitet, atakon kryesisht sistemin nervor qendror, mirëpo mund t’i prek edhe funksionet e tjera të organizimit”, ka thënë Nushi.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ky institucione është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU Prishtinën si dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Ai ka thënë se Inspektoret e AUV-it janë për ditë në teren duke bërë kontrollin e vazhdueshëm në të gjitha institucionet edhe në të gjitha fushat.

“Ne kemi bashkëpunuar prej ditës së parë me KRU Prishtina dhe me menagjmentin e këtij institucioni. Bashkëpunimi me AUV-in është i përhershëm. Inspektoret e AUV-it janë për ditë në teren duke bërë kontrollin e vazhdueshëm në të gjitha institucionet edhe në të gjitha fushat në këtë rast edhe të gastronomisë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë