Një lajm tejet i hidhur për familjarë, kolegë e miqë të afërm të ish-profesorit të Gjimnazit “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë, Rasim Bajrami.
I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa siç njoftojnë familjarët për ceremoninë e varrimit do të njoftohen me kohë.
Prof. Rasim Bajrami njihet si një prej profesorëve më të shquar vushtrrias duke përgatitur gjenerata të tëra në lëndën e Kimisë, dhe përgatitjen e tyre paraprake në fushën e mjekësisë.











