Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ka ose normalizim, ose konflikt”, deputetja e LVV-së me kritika për deklaratën e Lajçakut: Këtë ta thotë në Beograd

17/05/2023 - 21:51
në Kryesore, Lajme
A A
Lajçak del nga takimi me Kurtin, mohon se ka “kornizë të re” të dialogut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, Bashkimi Evropian po punon për të parën”.

Kjo është deklarata që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dha javën e kaluar në Prishtinë, pasi takoi kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

E një deklaratë të tillë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se Laçak duhet ta bënte në Beograd e jo në Prishtinë.Deputetja e mazhorancës deklaroi se është pala serbe ajo e cila po e bllokon procesin e dialogut dhe ka tendencë për ta çuar situatën drejt konfliktit.

“Kam kritika ndaj qasjes së Lajçakut me Kosovën sepse nëse ai kërkon ose konflikt ose normalizim me deklaratën e tij këtë duhet ta potencoj në Serbi e jo në Kosovë. Nëse është një palë që po e bllokon procesin dhe ka tendencë për ta çuar situatën drejt konfliktit është Serbia”, tha Kryeziu-Hyseni në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.

“Fakti që ne kemi treguar gatishmëri për ta pranuar propozimin franko-gjerman, t’i dorëzojmë komentet tona e të kërkojmë që ato komente të integrohen në kuadër të marrëveshjes, e kemi bërë këtë dhe e kemi pranuar marrëveshjen, kemi qenë të gatshëm për ta nënshkruar dhe jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë për secilën pikë dhe t’i implementojmë aq sa neve na bie që ta zbatojmë këtë marrëveshje. Të njëjtën gjë nuk e po bën pala serbe. Kjo kritikën duhet të shkojë në Serbi pasi ajo në vazhdimësi po e shkel marrëveshjen dhe nuk po tregon gatishmëri për ta zbatuar asnjë pikë të asaj marrëveshje”.

Sipas saj, BE-ja nuk mund të vendosë bllokada për Kosovën tani sepse nuk është duke shkaktuar telashe në proces.“Shihet mjaft qartë kush po e pamundëson dialogimin mes palëve dhe kush po kërkon që të dialogohet vetëm për një çështje që është në interes të tyre. Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë ka shumë çështje më të rëndësishme të cilat mund të vihen në rend të diskutimit, nuk është Asociacioni e vetmja temë e rëndësishme”, u shpreh tutje deputetja.

Kryeziu-Hyseni tha se është e vërtetë që BE-ja i ka ofruar 16 modele për themelimin e Asociacionit, tani duhet të zgjidhet ai i cili është më i përshtatshmi për formatin e realizimit në Republikën e Kosovës./Telegrafi/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë