Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli sërish ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me veprimet e Qeverisë që udhëhiqet po nga kjo parti. Në një pronencim për Gazetën Insajderi ai tha së Ministri i Financave, Hekuran Murati duhet të jep dorëheqje sepse ka krijuar skandale dhe konflikte.
Humolli pohoi se nësë Murati vazhdon në këtë formë duke shkaktuar konflikte kjo është në kundërshtim më misionin e LVV-së.
“Murati është personi që ka shkaktuar skandale më së shumti dhe konflikte në grupe shoqërore. Ai duhet të jepë dorëheqje nëse vazhdon me këtë logjik kjo është në kundërshtim më misionin që ka marrur LVV që më kthy besimin e qytetarëve”, tha Humolli për Insajderin.
Deputeti LVV-së kishte mbështetur që nga fillimi kërkesat e grevistëve, ndërsa e sheh si të padrejtë që Qeveria të mos ekzekutojë pagat për ta.
“Nëse merret një vendim i tillë është i padrejtë dhe një shtesë se pse duhet vazhduar grevën grevistët, kjo do të thotë që Qeveria është e ineresuar të këtë grevë vazhdimisht dhe gjendje jo stabile ligjërisht deri me 5 tetor ka kohë”, përfundoi ai.













