Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

21/05/2025 - 13:52
në Lajme
A A
Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një rast skandaloz ka ndodhur mbrëmjen e 20 majit në Vushtrri, ku një person i ndaluar nga Prokuroria është arratisur nga Policia para se të dërgohej në mbajtje.

Burimet e Sinjalit mësojnë se bëhet fjalë për Kadri Gerbeshin, rreth 31-vjeçar, i cili ishte intervistuar lidhur me një rast penal dhe ndaj tij ishte lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Pas përfundimit të procedurave, ai do të duhej të dërgohej në Qendrën e Mbajtjes në Skenderaj.

Mirëpo, gjatë një ndalesë të shkurtër jashtë oborrit të Stacionit Policor në Vushtrri – nën praninë e zyrtarëve policorë – i dyshuari ka kërkuar t’i dorëzojë disa gjëra personale vëllait të tij. Në këtë moment, ai ka vrapuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë kërkimet, por deri më tani nuk kanë arritur ta lokalizojnë. Lidhur me ngjarjen është informuar Prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar inicimin e rastit për “Arratisje të personit të privuar nga liria”.

Hetimet janë në vazhdim dhe Policia po angazhohet për kapjen e të arratisurit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu sekuestruan 4 vetura, 2 armë dhe dokumente (Dëshmi)

Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Qeveria ndan 4 milionë euro për Luginën e Preshevës, Sinani: Shpreh mirënjohje e thellë për Kurtin

Qeveria ndan 4 milionë euro për Luginën e Preshevës, Sinani: Shpreh mirënjohje e thellë për Kurtin
22/02/2026 - 22:25

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro nga buxheti për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik nga Serbia, për të cilën...

Më shumëDetails

Një segment i magjistrales së vjetër në Vushtrri u gërrye më 2024 dhe mbeti pa u shtruar

Një segment i magjistrales së vjetër në Vushtrri u gërrye më 2024 dhe mbeti pa u shtruar
22/02/2026 - 22:01

Plot gropa është mbushur segmenti afër një-kilometërsh i magjistrales së vjetër nga rreth-rrotullimi në dalje të qytetit të Vushtrrisë deri tek tjetri që e lidhë me rrugën e...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Muhaxhiri: Opozita s’guxon ta humbasë dinjitetin dhe të dorëzohet para Kurtit

Çështja e presidentit, Muhaxhiri: Opozita s’guxon ta humbasë dinjitetin dhe të dorëzohet para Kurtit
22/02/2026 - 21:39

Çështja e presidentit aktualisht është në fazën përfundimtare, kur kanë mbetur edhe 10 ditë deri në kohën kur duhet të zgjidhet presidenti i ri. Në lidhje me këtë...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, avokati Berisha pas takimit të Kurtit me Hamzën: Opozita me zero plan, zero peshë, zero autoritet

Çështja e Presidentit, avokati Berisha pas takimit të Kurtit me Hamzën: Opozita me zero plan, zero peshë, zero autoritet
22/02/2026 - 21:20

Avokati i njohur Besnik Berisha ka reaguar me një status ironik në rrjetet sociale pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën,...

Më shumëDetails

Mehmetaj kritikon Hamzën për takimin me Kurtin: I ha fjalët e veta, s’ka ide çka po bën si kryetar

Mehmetaj kritikon Hamzën për takimin me Kurtin: I ha fjalët e veta, s’ka ide çka po bën si kryetar
22/02/2026 - 21:13

Lirim Mehmetaj, analist, ka komentuar takimin në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së. Mehmetaj ka kritikuar goxha ashpër Hamzën për takimin me...

Më shumëDetails

“Servilizëm deri në turpërim”: Bushati kritikon Ramën për paraqitjen me Trumpin në Bordin e Paqes

“Servilizëm deri në turpërim”: Bushati kritikon Ramën për paraqitjen me Trumpin në Bordin e Paqes
22/02/2026 - 20:31

Andi Bushati, analist, ka shkruar një oped në lidhje me paraqitjen e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Bushati ka pasur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    292 Shpërndaje
    Shpërndaje 117 Tweet 73
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    679 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    769 Shpërndaje
    Shpërndaje 308 Tweet 192
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    692 Shpërndaje
    Shpërndaje 277 Tweet 173
  • Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

    298 Shpërndaje
    Shpërndaje 119 Tweet 75

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë