Kadriaj ka thënë se në këto fotografi pretendohet se ajo është takuar me Skënder Llugiqin, personin që, ka kërcënuar ish-kryeministrin dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Të nderuar qytetarë, se ku ka arrit poshtërsia e këtij pushteti po e dëshmoj tani. Me inteligjencë artificiale e postuar nga Vudi Xhymshiti në rrjete sociale, se gjoja unë kam takuar Skënder Llugiqin, personin që ka kërcënuar Komandantin Ramush Haradinaj. Kjo nuk qëndron dhe është e pavërtetë”, ka shkruar Kadriaj.
Ajo ka bërë të ditur se do ta denoncojë personin që, sipas saj, ka publikuar këto fotografi, duke kërkuar që rasti të trajtohet nga organet e drejtësisë.
“Personin në fjalë do ta denoncoj dhe le të merren organet e drejtësisë me të”, ka deklaruar Kadriaj.
Në reagimin e saj, deputetja e AAK-së ka akuzuar gjithashtu pushtetin, duke thënë se “kësaj radhe ju ka dalë fytyra e vërtetë”.












