Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kadrijaj: Po punojmë për mocionin, sa më shpejt që kjo Qeveri shkon në shtëpi, më mirë për Kosovën!

23/09/2023 - 20:05
në Kryesore, Lajme
A A
Kadrijaj: Vetëvendosje ka një “klikë” të korruptuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas deklaratave të kryeministrit Kurti se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njëanshmëri në dialog, erdhi reagimi i të dërguarit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar tha se janë shqetësuese këto mesazhe që vijnë nga Kosova duke bërë thirrje për konstruktivitet nga pala kosovare.

Në lidhje me këto deklarata ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kadriajaj tha se në kohën kur liderët e tjerë e kanë kundërshtuar Lajçak, ishte pikërisht Kurti që doli në mbrojtje të tij .

“Tashmë është bërë praktikë dhe asnjë veprim i zoti Kurti nuk na befason. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë për përfshirjen e SHBA-ve në çështjen e dialogut dhe një prej reagimeve të zotit Kurti ka qenë se ne jemi me Evropë dhe se nuk kemi kufi me Meksikë dhe që dialogun e pati orientuar të udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Në periudhën kur liderët e tjerë e kanë kundërshtuar Lajçak dhe politikën e tij, Kurti ka dalë në mbrojtje të Lajçak. Ndërsa tani pas pranimit të planit për marrëveshje finale po i bën të gjitha këto ekzebicione që t’i ikë çështjes së dialogut”Deputetja e AAK-së tha se kryeministri Kurti nuk po sillet si lidership por po mendon për populizma që të mbaj elektoratin.

Ajo tha se për shkak të veprimeve të pamatura të tij, Kosova po i humb aleatët.

“Zoti Kurti në këtë rast nuk po sillet si një lidership por po mendoj me populizma ta mbaj elektoratin e vet dhe me këtë të vazhdoj kështu ose ta stopoj procesin e dialogut. Kosova është e sasnksionuar dhe pikërisht për shkak të veprimeve të zoti Kurti, të veprimeve të pamatura të paakordinuara që e ka sjellë Kosovën në një situatë palakmueshme. Kemi arrit me i humb aleatët dhe miqtë që na kanë përkrahë në të gjitha situatat edhe gjatë luftës, edhe pas luftës por edhe në formimin e Ushtrisë së Kosovës. Me këto politika është vështirë me ec përpara” deklaroi deputetja e AAK-së për “Gazeta Blic”

Kadriajaj tha se si AAK po punojnë për çështjen e mocionit dhe se sa më shpejt kjo Qeveri shkon në shtëpi, aq më mirë do të ishte për vendin.

‘Ne si Aleancë e kemi shyrtu mundësinë e mocionit të mosbesimit, po punojmë në atë drejtim, se di a do të arrijmë po sa më shpejt që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi do të jetë më mirë për Kosovën dhe popullin tonë” deklaroi Kadriajaj për “Gazeta Blic”

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Escobar tha se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë” te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë”, tha Escobar për Rel raporton Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë