Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, ka folur edhe për fotografinë që është publikuar, ku ai në një kafe të pompës në Shqipëir është takuar me Dejona Mihali, figurë e rëndësishme e Lëvizjes Vetëvendosje për të cilën opozita thotë se është person me ndikim të madh përfshirë edhe në RTK.
Krasta tha se takimi ka ndodhur në pompë, një kafe që kryesisht përdoret nga njerëzit për nevoja të urinimit teksa hynë nga Kosova në Shqipëri apo prej Shqipërisë në Kosovë.
Ai ka refuzuar të komentojë takimin, duke thënë se “nuk do të hyjë në zonën e thashethemeve”.
Krasta tha se në atë pompë është takuar edhe më shume njërëz, përfshirë edhe me Mimoza Kusari-Lilën.
“Raporti im me zonjën Mihali është një raport, e di e kam të qartë në çfarë dimensioni kam. Zonja Dihali është një personazh shumë i njohur në Kosovë, pjesë e një lëvizje politike që është në pushtet”.
“Kafeja, para dhe pas urinimit që bëhet aty”, tha ndër tjerash Krasta.
“Aty bëhen shumë fotografi dhe takohesh me shumë njerëz, kam takuar aty edhe zonjën Kusari, ku kemi folur për RTK-në. Aty është një pikë takimi dhe jam i lumtur që njerëzit takohen”.
“Po, me thënë të drejetën çfarë thuhet dhe çfarë ndodh është të komentosh atë që thuhet, dhe nuk komentoj ato që thuhen, sepse të tërheqin në zonën ku janë mjeshtra, në zonën e thashethemnajës institucionale, që ti duhesh t’i japësh shpjegime pse pi kafe në kafen e NBT-së”, ka vazhduar ai.













