Gazetari Vehbi Kajtazi, ka deklaruar sonte se aktakuza ndaj ish-liderëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë nuk ka pikur ka qielli pasi për të kanë dhënë kontribut shumë njerëz përfshirë edhe historianin Can Deskun.
Ky i fundit është përmendur në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, teksa u shpreh se do drejtësi për njerëzit e vrarë.
Megjithatë, Kajtazi i tha Deskut se e ka akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi për rrëmbim, transmeton Paparaci.
“Ky është një prej kontribuuesve, ky ka kërkuar drejtësi, ata janë në Hagë, pse duhet me thanë ‘çka është ka ndodhur me neve’, njerëzit kanë folur kanë shkruar. Një pjesë e madhe e LDK-së kanë thënë se neve po na vrasin sepse jemi të LDK-së. Arkivat janë, dokumentet janë. Ka pasur hetim penal që është mbyllur në rastin e zotit Desku në Kosovë. E ka hetuar EULEX-i, pastaj e ka marrë Reshat Millaku, tash po trajtohet në Hagë”, tha ai në Klan Kosova.












