
Dhe… është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit – shefes së deputetëve të VV-së – me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Gazetari Berat Buzhala ka treguar se si në këtë përgjim Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se (sic) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë.
Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi i cili ka thënë se duhet të jesh fort i rëndësishëm, sa shefja e shefave me fol 5 herë në telefon, referuar komunikimit Kusari-Radojiiq.
“Forte duhet me qene i rendesishem sa shefja e shefave me fole me dikend 5 here ne telefon.” – ka shkruar Kajtazi.











