
Gazetari Vehbi Kajtazi kërkon që Prokuroria Speciale ta merr lëndën e vrasjes së 89-vjeçarit Sadri Sadriu në Ferizaj. Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë presidentes Vjosa Osmani do t’i mbetet një njollë, pas implikimit të saj në këtë rast.
Kajtazi në Rubikon u deklarua se, baza e motivit që dyshohet për dhunim seksual të dy motrave të dorasit nga tashmë viktima gjatë vitit 1999, është e rëndë.
“Rrallëherë ka ndodh në një situatë të tillë me pas kaq shumë implikime. Janë shumë dimensionale. Një zyrtar policor që ka edhe dy vëlla policë e një motër police, një familje policësh që do duhej ta njihnin ligjin, kodin penal, të mos e praktikonin vetëgjyqësinë sepse është problematike. Ka vendos për një moment të caktuar të ia merr jetën një të moshuari. Në bazë të asaj çka kemi pa, ka marrë informacion se në atë dasmë do të jetë edhe i ndjeri, që rezulton të jetë axha i Prindon Sadriut. E ku ai bashkë duke e pas burrë te tezës me një person tjetër duke e pas burrë të hallës i vërsulen sapo ka dalë nga vetura dhe ia merr jetën të moshuarit. Këta kanë qenë të përgatitur, dhe ia kanë marrë jetën. Viktima ka jetu në Preshevë. Dy persona janë në paraburgim.
Një përzierje e jashtëzakonshme, këtu kanë dalë pastaj.. Nuk ka krim pa motiv. Në këso raste kërkohet motivi. Jo gjithmonë zbulohet por ekziston, deri tash kemi raportu se është një histori shumë e gjatë, në vitin 1999. Baba i policit i ka lanë jetima këta se ka vdek mëherët. Këta kanë shku në strehim në Preshevë, vajzat kanë qenë të mitura. Kanë shku te tezja. Pastaj abuzohesh seksualisht, për çka nuk e di ende por është baza e motivit, është e rëndë, tragjike, e tmerrshme me mendu. Dyshimet janë se ka ndodh dhunim dhe ky është një mllef”, thotë Kajtazi.
Gazetari Kajtazi thekson se presidentja nuk ngarkohet me përgjegjësi mirëpo nëse vërtetohet se ka pas dijeni për rastin dhe ka heshtë atëherë i bie që ka kryer vepër penale.
Sipas Kajtazit, nëse Prokuroria Speciale e trajton këtë rast atëherë do të zbulohet nëse ka pasur apo jo dijeni presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, i cili ka lidhje familjare me viktimën.
“Ne nuk i dimë disa çështje që janë proceduriale. A është raportu, a ka pas hetim, a ka pas rezultat, a ka pas raportim në Kosovë nëse është raportu në Preshevë. Më e keqja në gjithë këtë muhabet është përmendja, implikimi i presidentes dhe bashkëshortit të saj. Kerkush nuk e ngarkon presidenten e Kosovës për përgjegjësi. Ata mund të jenë përgjegjës nëse kanë qenë në dijeni dhe kanë hesht. Unë të siguroj se Buzhala nuk është i çmendur për me ia fut akuzave të tilla pa pas bazë, por është lehtë e verifikueshme.
Duhet Prokuroria Speciale që ta merr rastin. Çështja e një grupi në FB është lehtë e verifikueshme, kemi të bëjmë me disa vepra penale që mundet me u zbërthy. E zbardh shumë leht, me një kërkesë te kompania Meta që përgjigjet shumë shpejt, ata e verifkojnë shumë lehtë. Për këtë arsye duhet me marr PS për me mbyll, nëse nuk e merr, Osmanit ka me i mbet njollë”, thotë tutje./Paparaci











