Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kajtazi: Në opozitë me Palestinën, në pushtet me Izraelin – këtë veç Albin Kurti mund ta bëj

09/10/2023 - 14:48
në Kryesore, Lajme
A A
Kajtazi: Në opozitë me Palestinën, në pushtet me Izraelin – këtë veç Albin Kurti mund ta bëj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka kujtuar kohën kur Vetëvendosje dhe Albin Kurti rreshtoheshin pro Palestinës.

Ai ka shkruar:‘Ne opozite me palestinezet, ne pushtet me Israelin. Kete mund ta beje veç Albin Kurti’.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë të partisë e vitit 2014 e cila është fshirë nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, qëndronte pro Palestinës.

E titulluar: “Lëvizja Vetëvendosje: Kundër dhunës dhe masakrave mbi palestinezët në Rripin e Gazës”, kjo komunikatë artikulohej në mbështetje të popullit palestinezë.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje thoshte se shqiptarët e njohin mirë ndjenjen e të qenit të shtypur, të pushtuar dhe dhunuar e nën rrezikun e shfarosjes, andaj bëntë thirrje qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë që t’i dalin në përkrahje Palestinës.

Më tutje, në këtë komunikatë, Lëvizja Vetëvendosje tërhiqte paralele midis Kosoves dhe Palestinës në statusin që këto dy shtete e kanë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu, aty thuhej se të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare mbi parimin e vetëvendosjes.

“Kujtojmë se në historinë e tij populli shqiptar ka ditur t’i dal në krah popullit hebre në momentet e tij më të vështira gjatë holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Sot pritet prej shtetit të Izraelit që të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez. Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri. Palestina është e njohur sot nga 131 shtete, ndërkohë që edhe Kosova është njohur prej 106 shteteve, por të dy shtetet nuk janë anëtare me të drejta të plota në OKB, me pretekstin se janë raste sui generis. Të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, ndërkohë që të dy shtetet etiketohen si sui generis, etiketë që ia kanë vendosur të tjerët dhe që hera-herës e përdorin gabimisht edhe vet. Shtypja dhe shfarosja e një populli mund të jetë sui generis vetëm për nga metodat, por jo edhe për nga motivi dhe qëllimi.”, thuhej në këtë komunikatë.

Lexoni të plotë komunikatën, e botuar në vitin 2014, e cila nuk figuron në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje, por atë vit ishte botuar nga Telegrafi:

Situata e krijuar në Rripin e Gazës është tronditëse jo vetëm për popullin palestinez por për mbarë botën. Mediat raportojnë mbi 100,000 palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, mbi 3,600 të plagosur dhe mbi 635 të vrarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Kjo është masakra e radhës në historinë e popullit palestinez, i cili ka plot 65 vjet që nuk ka gjetur drejtësi dhe paqe. Në Rripin e Gazës, të cilin kryeministri britanik, David Cameron, e pati quajtur kamp burgu në qiell të hapur, po ndodh një krizë e tmerrshme humanitare që rëndon në ndërgjegjen njerëzore të mbarë globit.

Kujtojmë se në historinë e tij populli shqiptar ka ditur t’i dal në krah popullit hebre në momentet e tij më të vështira gjatë holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Sot pritet prej shtetit të Izraelit që të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez. Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri.

Palestina është e njohur sot nga 131 shtete, ndërkohë që edhe Kosova është njohur prej 106 shteteve, por të dy shtetet nuk janë anëtare me të drejta të plota në OKB, me pretekstin se janë raste sui generis. Të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, ndërkohë që të dy shtetet etiketohen si sui generis, etiketë që ia kanë vendosur të tjerët dhe që hera-herës e përdorin gabimisht edhe vet. Shtypja dhe shfarosja e një populli mund të jetë sui generis vetëm për nga metodat, por jo edhe për nga motivi dhe qëllimi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë që ta ngrenë zërin për ta kundërshtuar e ndalur këtë masakër, dhe për ta mbështetur të drejtën për vetëvendosje të popullit palestinez në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë